1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drama e pengjeve në Nairobi drejt fundit - Lirohen pengjet

Antje Diekhans 23 Shtator 2013

Pas ndërhyjres ushtarake kundër islamistëve në qendrën tregtare në Nairobi, gjetën vdekjen dy terroristë. Shumë pengje janë plagosur, sipas ministrit të brendshëm, por thuajse të gjithë janë liruar.

https://p.dw.com/p/19mcC
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në portën perëndimore të qendrës tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, ka pasur shpërthime dhe tym, që janë shkaktuar prej ekstremistëve, komunikoi ministri i brendshëm Ole Lenku. Megjithatë, sipas tij, zjarri do të shuhet shpejt. Luftëtarët e milicëve somalezë Al-Shabaab të shtunën (21-09.2013) sulmuan qendrën tregtare në Mairobi duke vrarë të paktën 69 vetë dhe duke mbajtur shumë të tjerë peng.

Mëngjesin e së hënës, herët (23.09.2013), nga qendra tregtare e Nairobit u dëgjuan sërish të shtëna. Mesa duket kemi të bëjmë me një sulm tjetër të esktremistëve, të cilët i kanë mbledhur klientët dhe punonjësit në katin e sipërm. Zëdhënësi i ushtrisë keniane, Cyrus Oguna njoftoi gadishmërinë e ushtrisë. "Ne presim që kjo situatë të mbarojë sa më parë. Unë nuk mund të them saktësisht se kur, por gjithçka do të marrë fund shumë shpejt."Ndërhyrja duhej të përfundonte me sa më pak gjakderdhje. Ne i kemi pothuajse të gjitha ndërtesat nën kontrollin tonë. Katër ushtarë janë plagosur lehtë dhe janë shtruar në spital.”

Nairobi Kenia Terroranschlag Al-Shabaab Einkaufszentrum Westgate Mall
Fotografi: Reuters

Sulmuesit nuk kanë pranuar të negociojnë. Rreth 15 burra dhe gra të armatosur rëndë pushtuan qendrën të shtunën. Ata qëlluan dhe hodhën granata. Konsumatorët vrapuan në panik përmes një supermarketi në katin e parë. Shumë prej tyre u goditën nga plumbat. Qeveria keniane njoftoi se 69 njerëz u vranë dhe më shumë se 170 u plagosën. Përgjegjësinë e sulmit e mori përsipër milicia Shabaab nga Somalia. Ajo thotë se ka ndërmarrë një luftë shpaguese. Dy vjet më parë, trupat keniane pushtuan vendin fqinj për të mbështetur qeverinë e Somalisë në luftën kundër islamistëve.

Gjatë muajve të fundit, islamistët kanë kryer disa sulme në Kenia. Atentatorët vetvrasës kanë hedhur veten në erë në stacione autobusësh apo nëpër kisha. Autoritetet keniane kanë kontakte me individë që kanë lidhje me milicinë Al-Shabaab. Por me sa duket këtë herë sulmi ka qenë i përgatitur prej një kohë të gjatë. Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta bëri thirrje që tani më shumë se kurrë duhet vazhduar lufta kundër islamistëve: "Ne u kemi mbijetuar edhe më përpara sulmeve terroriste, i kemi goditur ata brenda dhe jashtë vendit. Ne do ta mbrojmë përsëri veten. Terrorizmi është filozofia e frikacakëve."


Sipas raporteve të medias, mes terroristëve janë edhe dy amerikanë. FBI-ja ka nisur hetimet lidhur me këtë. Presidenti amerikan Barak Obama premtoi mbështetje për hetimin e sulmit. Interpoli gjithashtu ka kërkuar të ndihmojë. Presidenti Kenyatta tha se ai do t'i pranojë ofertat: "Kjo nuk është një luftë keniane, është një luftë ndërkombëtare. Ne duhet të punojmë së bashku për t'i shkatërruar terroristët."

Nairobi Kenia Terroranschlag Al-Shabaab Einkaufszentrum Westgate Mall
Fotografi: CARL DE SOUZA/AFP/Getty Images