Lahm apo Ballack?
9 Gusht 2010Reklamë
Se kush do të jetë kapiteni i skuadrës gjermane Michael Ballack apo Philipp Lahm, trajneri gjerman, Joachim Löw duhet ta vendosë deri në ndeshjen miqësore me Danimarkën ditën e enjte.
"E rëndësishme është për mua të flasë me të gjithë aktorët personalisht dhe kjo nuk do të bëhet sot ose nesër, por pak para përcaktimit të 11-s me Danimarkën", tha Löw.
Vetë Michael Ballack shpreson të jetë kapiten. "Nuk kam dëgjuar gjë tjetër", ka thënë Ballack para mediave. Ndërsa kapiteni që udhëhoqi kombëtaren gjermane në Afrikën e Jugut, Philipp Lahm, ia ka lënë vendimin trajnerit. Lahm ka theksuar se kjo nuk është një luftë për pushtet.
Autor: Lindita Arapi
Redaktoi: Aida Cama