Ky është problem hungarez, thotë Brukseli | Evropa | DW | 20.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ky është problem hungarez, thotë Brukseli

Hungaria u antarësua në BE në vitin 2004. Vendi konsiderohet si i përçarë thellë mes së majtës dhe së djathtës. Përçarja duhet të kapërcehet në sfondin e krizës aktuale, bën thirrje komisioneri i BE-së, Lazlo Kovaç

Shtohet dhuna e protestave në Hungari

Shtohet dhuna e protestave në Hungari

Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, edhe gjatë natës të së martës kanë vazhduar trazirat. Protesta e nisur nga opozita është më e madhja qysh pas rënies së komunizmit në këtë vend. Mbi 10.000 njerëz kanë protestuar kundër kryeministrit Ferenc Gjyshanu dhe kanë sulmuar godinën e televizionit shtetëror. Opozita e djathtë dhe forca të djathta radikale nisën protestën të indinjuar prej emëtimit të një mbledhjeje të socialistëve në pushtet, ku kryeministri pranon mashtrimet e bëra në fushatën elektorale.

Komisioneri hungarez i BE-së dhe ish-ministri i jashtëm, Lazlo Kovaç u ka bërë thirrje të gjitha forcave në vend që të rivendosin rendin. Ai është një mik i partisë së kryeministrit hungarez Ferenc Gjyrshani. Por Kovaç është skeptik ndaj politikës liberale të tij për ekoniminë dhe financat. Një ditë pas trazirave në Budapest Kovac në deklaroi në Bruksel, se është i shqetësuar për situatën e krijuar: "Sigurisht që djegia e makinave dhe e godinës së televizionit nuk janë zgjidhje. Kjo e përkeqëson edhe më shumë situatën. Unë dëshiroj, që situata të vihet nën kontroll."

Ish-vendi i bllokut lindor, Hungaria, që u antarësua në vitin 2004 në BE, konsiderohet si e përçarë thellë mes së majtës dhe së djathtës. Në vitet e fundit kanë qeverisur koalicione të paqëndrueshme. Përçarja duhet të kapërcehet në sfondin e krizës aktuale, bën thirrje komisioneri i BE-së, Kovaç: "Të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë, sepse s´kemi të bëjmë me politikë partiake, por tani është vënë në rrezik stabiliteti dhe e ardhmja afatgjatë e vendit."

Lazlo Kovaç foli në Bruksel më shumë si politikan hungarez, se sa si përfaqësues i kreut të BE-së. Brukseli zyrtar ende është i rezervuar dhe hesht. Trazirat janë çështje e brendëshme e Hungarisë deklaroi presidenca finlandeze. As Komisioni i BE-së, autoriteti suprem i administratës në union nuk është përgjegjës, tha zëdhënësja Pia Ahrenkilde Hansen: "Ky është një problem hungarez, që duhet të zgjidhet nga autoritetet e Hungarisë."

Një gjë është e qartë, Hungaria është preokupimi më i madh i BE-së, ndërkohë është hapur procedura ndaj këtij vendi për shkak të defiçitit buxhetor, vë në dukje Komisioneri i BE-së për çështjet monetare, Zhoakuin Almunia. Këtë vit do të diskutohet defiçiti buxhetor i Hungarisë që përbën rreth 10 përqind të produktit bruto në vend. Kuota e lejueshme e defitit në BE është 3 përqind. Në fillim të shtatorit qeveria hungareze paraqiti një plan rigoroz për ripërtëritjen e financave përmes rritjes së taksave dhe shkurtimeve radikale në shpenzimet sociale.

  • Data 20.09.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAB
  • Data 20.09.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAB