1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gentiloni vetëm mëkëmbës?

14 Dhjetor 2016

I caktuari si kryeministër i Italisë, Paolo Gentiloni konsiderohet kandidat kalimtar - por shpresat ndaj tij janë të mëdha.

https://p.dw.com/p/2UDX0
Italien designierter Premierminister Paolo Gentiloni
Paolo GentiloniFotografi: Reuters/R. Casilli

Në raportet e medieve atë e quajnë "kont proletar" dhe "xhentëlmen". Me të vërtetë 62 vjeçari vjen nga dera e vjetër fisnike italiane Gentiloni Silveri. Por origjina aristokratike nuk e pengoi atë kurrë për të qenë i majtë. Në moshë të re ai madje ishte radikal i majtë. Pas dy poste ministrash, 2006-2008 si ministër i Komunikacionit dhe deri pak ditë më parë ministër i Jashtëm, Gentiloni e sheh veten si socialdemokrat.

Ai dhe mbështetësi i tij, kryeministri i dorëhequr Matteo Renzi nuk mund t'i kenë më të ndryshme karakteret: Renzin me natyrë të hapur, me tendencë për të mbivlerësuar veten e pason punonjësi i qetë dhe besnik në sfond. Por që Xhentiloni nuk është gjithmonë i butë, këtë e tregojnë deklaratat e tij si ministër i Jashtëm.Në shkurt 2015 ai tha në një intervistë televizivie: "Po të jetë e nevojshme, Italia do të jetë e gatshme të luftojë në Libi kundër Shtetit Islamik, sepse qeveria italiane nuk mund të pranojë, që vetëm pak orë me anije larg Italisë të sundojë sërish një kërcënim terrorist."

Ai nuk i beson politikës gjermane të kursimit

Edhe përballë politikës së kursimit të kërkuar nga Gjermania, në një bisedë me gazetën "Die Welt" ai u tregua i paepur:" E di që në Gjermani shumë mendojnë se ne ndjekim këtu një politikë gazmore financiare. Por po të besojmë se do t'i shlyejmë borxhet e mbledhura për 30 vjet duke e mbytur Italinë, atëherë mbysim të gjithë ekonominë evropiane."

Mënyra e qetë, pajtuese e Gentillonit është njëkohësisht një përparësi dhe një disfavor për Partinë Demokratike të përshkuar nga grindjet. Ai ka marrëdhënie të mira me krahët e ndryshëm të partisë dhe duhet të jetë njeriu i duhur për ta bashkuar partinë. Kështu besohet që e sheh edhe Renzi rolin e Gentillonit: konti le të qeverisë i qetë dhe t'ia mbajë të ngrohtë vendin deri në zgjedhjet e reja pas disa muajsh; po të dalçfitimtare në zgjedhje Partia Demokratike, Renzi mund të rikthehet në post.

Se kur do të mbahen zgjedhje të reja, kjo është e paqartë. Vetë Renzi tha në një intervistë me gazetën "Quotidiano Nazionale" se ai i pret ato në qershor. Dhe Gentiloni është sipas tij personi i duhur: "Ai e ka aftësinë, ai do të ketë sukses. I uroj shumë fat." Por para zgjedhjeve qeveria duhet të përshtasë ligjin elektoral të diskutueshëm në pikëpamje juridike dhe politike. Kjo në një kohë kur lëvizja kritike ndaj Evropës Lëvizja-Pesë-Yje ndodhet në sondazhe në vend të dytë, menjëherë pas Partisë Demokratike.

Shumica e qeverive të BE e konsiderojnë se ai do t'i kryejë një shërbim vendit të tij dhe Evropës, po ta stabilizojë Italinë deri në datën e zgjedhjeve.