Kujdes, po vjen virusi! | Bota | DW | 04.05.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Kujdes, po vjen virusi!

Policë të veshur me maska, biskota me emoji me maskë - mënyrat për t'u tërheq vëmendjen qytetarëve që të respektojnë rregullat pë pandeminë janë të larmishme.

Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Corona me masa penale për parandalimin e kösaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t'u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.

Policë të veshur si virusi Corona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Coronës. Policët u kujtonë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës.

Edhe ky burrë i maskuar si Yama, perëndia hinduiste e vdekjes, është një nga policët e kryeqytetit indian Delhi. Përveç maskës ai mban në duar edhe dy tullumbacë që simbolizojnë virusin Corona. Edhe ai u tërheq vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.

Në La Paz të Bolivisë rrugëve sheh dy maskota. Policë të veshur si virusë u tërheqin vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.  Në Bolivi u shtynë për një kohë të pacaktuar edhe zgjedhjet e planifikuara për 3 maj. Po ashti nga shtëpia lejohet të dalë vetëm një person për familje ndërmjet orës 7 të mëngjesit dhe 12 të mesditës për të blerë ushqime.

Kurse një furrë buke në Dresden në Gjermani ofron për klientët biskota me një emoji me maskë. Ato u kujtojnë blerësve se nuk duhet të harrojnë rregullat për mbajtjen e maskave kur hyjnë në dyqane dhe në vende të tjera të përcaktuara nga rregullat për situatën aktuale.