1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri çek jep dorëheqjen

Peter Hornung / Pragë27 Qershor 2004

Kryeministri çek njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Social-demokrate Çeke CSSD, Vladimir Spidla, dha dorëheqjen prej posteve të tij. Duke argumentuar këtë vendim 53-vjeçari Spidla tha se besimi ndaj koalicionit qeveritar mes social-demokratëve dhe liberalëve është dobësuar që prej zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

https://p.dw.com/p/ArGx
Rezultatet e ulta të social-demokratëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një nga shkaqet për dorëheqjen e kryeministrit çek Spidla
Rezultatet e ulta të social-demokratëve në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një nga shkaqet për dorëheqjen e kryeministrit çek SpidlaFotografi: AP

Edhe pse kryeministri çek Vladimir Spidla, arriti ta kapërcejë mocionin e mosbesimit në radhët e partisë së tij, ai dha dorëheqjen duke deklaruar për të mërkurën edhe shpërbërjen e qeverisë së tij.

"Social-demokratët arritën në përfundimin se qeveria është tepër e brishtë dhe se nuk do të arrinte ta përballonte të gjithë periudhën elektorale. Shkaku i dytë për dorëheqen ishin zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Përfundimi tregoi se qeveria e ka humbur besimin e elektoratit dhe për këtë social-demokratët duhej të reagonin." - tha Spidla duke argumentuar dorëheqjen.

Vetëm gjashtë vota u mungonin kundështarëve të Spidlës brënda radhëve të partisë social-demokratike për ta përmbysur atë nga posti i kryetarit të partisë dhe prej atij të kryeministrit. Për këtë fillimisht u duk se Spidla do të vazhdonte të qeveriste. Por ndodhi ndryshe. Me kaq pak mbështetje nga radhët e partisë nuk mund të jem më kryeministër tha Spidla dhe dha dorëheqjen.

Shkaku për mungesën e besimit në radhët e partisë së tij ishte fakti që social-demokratët arritën në zgjedhjet për Parlamentin Evropian para dy javësh përfundimin më të keq në historinë e re të kësaj partie. Shkaku për këtë lidhet me programin e kursimeve të qeverisë së Spidlës, që ishin tepër të dhimbshme për shumë qytetarë çekë. Po ashtu edhe reformat në vend çuan në rritjen e dukshme të çmimeve për benzinën, duhanin, apo alkoolin.

Pasues i Spidlës do të jetë ndoshta ministri i punëve të brendshme të vendit Stanislav Groß. 34-vjeçari Groß deklaroi se partia e ka ngarkuar me këtë detyrë. Gjithsesi është ende e paqartë nëse presidenti i Vendit Vaclav Klaus do të lejojë që edhe qeveria e re e koalicionit të krijohet nën drejtimin e social-demokratëve.