Konflikti në Irlandën e Veriut: A do të prishet paqja e brishtë? | Evropa | DW | 09.04.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Konflikti në Irlandën e Veriut: A do të prishet paqja e brishtë?

Në Irlandën e Veriut po shtohen simptomat e krizës. Armiqësitë e vjetra midis Sinn Feinn dhe Unionistëve po shpërthejnë përsëri. Por edhe marrëveshja e Brexitit dhe mbyllja janë gjithashtu shqetësuese për njerëzit.

Belfast, Irlanda e Veriut

Belfast, Irlanda e Veriut

Deri sot, shumë linja politike të konfliktit në Irlandën e Veriut kalojnë përgjatë fronteve të vjetra të luftës civile. Kjo luftë civile zgjati 30 vjet, rreth 3.500 vetë u vranë dhe dhjetëra mijëra u plagosën para se Marrëveshja e së Premtes së Mirë e vitit 1998 të sillte paqen. Por ajo është e brishtë.

Edhe sot në njërën anë janë të ashtuquajturit unionistë, kryesisht protestantë që propagandojnë bashkimin me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Nga ana tjetër, janë kryesisht republikanët katolikë, që duan një bashkim midis veriut dhe Republikës së Irlandës në jug.

Për Unionistët, në qeverinë rajonale është DUP; për Republikanët, Sinn Fein, i cili dikur ishte krahu politik i organizatës terroriste IRA. Arsyeja specifike për trazirat e fundit është funerali i një ish-luftëtari të IRA-s verën e kaluar. Qindra, disa thonë deri në 2000 vetë kishin ardhur në ceremoninë e përmortshme - edhe në mes të masave kufizuese. Anëtarët me poste drejtuese të Sinn Fein-it ishin midis të ftuarve.

Belfast, Irlanda e Veriut

Belfast, Irlanda e Veriut

Shkëputje graduale?

Pavarësisht kësaj, Prokuroria Publike vendosi javën e kaluar që nuk do të ketë ndjekje penale, në reflektimin midis ndjeshmërisë së këtij funerali dhe rrezikut për shëndetin publik, sepse në fund të fundit nuk mund të provohet asnjë shkelje e padyshimtë e ligjit.

Unionistët e kritikojnë këtë ashpër. Ata thonë se për Sinn Fein vlejnë me sa duket rregulla të tjera, se për të gjithë të tjerët. Përveç kësaj, unionistët shqetësohen gjithashtu për rregullat e Brexitit me BE për Irlandën e Veriut. Ata kanë frikë se rregullat tani të ndryshme për pjesën e tyre të vendit dhe për pjesën tjetër të Britanisë së Madhe do të çojnë në një ndarje graduale nga Mbretëria e Bashkuar.

Bandat rekrutojnë të rinj

Sidoqoftë, forcat e sigurisë në Irlandën e Veriut bëjnë të paktën pjesërisht përgjegjëse për trazirat edhe luftëra bandash në skenën e drogës. Vazhdimi i masave kufizuese për gati një vit, ka bërë që të rinjtë në veçanti janë bërë veçanërisht të ndikueshëm për rekrutime nga bandat.

(Th.Spickhofen/ARD)