1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konflikt me komponentë fatalistë!

Clemens Verenkotte19 Maj 2006

Lufta për pushtet midis Abazit dhe Hamasit merr përmasa të rrezikshme. Bëhet fjalë për marrjen e kontrollit mbi forcat e sigurimit është ashpërsuar.

https://p.dw.com/p/ArLT
Pamje nga takimi mes krerëve të Fatah-ut dhe Hamas-it
Pamje nga takimi mes krerëve të Fatah-ut dhe Hamas-itFotografi: AP

Potenciali konfliktual politik, i cili është duke u mbledhur rreth dy grupimeve më të mëdha palestineze po merr katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare përmasa të rrezikshme. Hamasi radikal islamik, i cili mezi e morri veten nga shoku i fitores së papritur në zgjedhje, vazhdon të pretendojë mbajtjen e pushtetit në të gjitha fushat duke u mbështetur tek inati i popullsisë ndaj konseguencave të bojkotimit financiar nga perëndimi.

Deri tani ata nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë ndonjë fitore. Përkundrazi. Qeveria e Hamasit ndodhet nën presion të madh politik, si kur bëhet fjalë për respektimin e kërkesës së komunitetit ndërkombëtar për heqjen dorë nga dhuna dhe njohjen e marrëveshjeve me Izraelin dhe të vetë Izraelit, ashtu edhe kur bëhet fjalë për marrjen e pushtetit mbi forcat policore.

Ajo nuk është më në gjendje të paguajë rrogat e 165.000 të punësuarve, dhe familjeve të tyre. Ndër ta bëjnë pjesë mësues, mjekë, personeli i spitaleve dhe para së gjithash 70.000 anëtarë të aparatit palesinez të sigurimit.

80 për qind e këtyre njerëzve të armatosur janë përkrahës të Lëvizjes Fatah të presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe nuk e fshehin zemërimin për kalimin e pushtetit të qeverisë shumëvjeçare tek qeveria islamiste.

Lufta për pushtet do të ishte shumë e vështirë të zgjidhej edhe pa pasojat e mëdha humanitare të bllokimit financiar perëndimor, sepse të dy kampet kundërshtare e kanë marrë pushtetin me zgjedhje direkte.

Presidenti i moderuar i palestinezëve u zgjodh me 2005 nga 60 për qind e zgjedhësve, kurse Hamasi radikal-islamik u zgjidh një vit më vonë. Ata janë në gjendje të marrin të njëjtën përqindje zgjedhësish.

Çështje e pazgjidhur nëse demokracia e re palestineze është demokraci presidenciale apo parlamentare sjell mjat tensione institucionale. Kriza e rëndë financiare, e cila ka përfshirë pjesërisht në koseguenca dramatike pjesë të tëra heterogjene të shoqërisë palestinese, i jep një komponent fatalist konfliktit midis Fatah-ut dhe Hamas-it si dhe përkrahësve të tyre.

Fakti që Mahmud Abbas i përgjigjet tani thirrjes për duel të bërë para disa javësh nga qeveria tregon së pari se Abass vlerëson se Hamasi është i dobët, politikisht me shpatulla për muri. Së dyti, se presidenti i palestinezëve mendon se rrezikon seriozisht përpjekjet e tij diplomatike nëse nën evazionin e Hamasit komuniteti ndërkombëtar rifillon së shpejti pagesat

Asnjërës palë nuk i ka mbetur shumë kohë. Sepse skenat kërcënuese aktuale që zhvillohen në Rripin e Gazës dhe në Jordanin perëndimor, mund të vlerësohen duke u mbështetur tek përvoja si shenjat e pafajshme të shpërthimit të një lufte civile.