1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kiev: Opozita kërkon më shumë

Mimoza Cika-Kelmendi29 Janar 2014

Situata politikë në Ukrainë vazhdon ende pa një zgjidhje përfundimtare. Secila palë vë kushte për zgjidhjen e krizës që ka përfshirë vendin prej muajit nëntor.

https://p.dw.com/p/1Az1J
Fotografi: Reuters

Parlamenti  në Kiev po diskuton për një amnesti  të mundshme për lirimin e demonstruesve të burgosur, të cilët u arrestuan gjatë protestave për javë të tëra kundër presidentit Viktor Janukoviç. Një votim në Parlament për një amnesti të tillë dështoi ditën e martë (28.01), pasi qeveria i kërkoi opozitës si kundërpërgjigje që të lirojë të gjitha rrugët dhe ndërtesat e qeverisë të mbajtuara të bllokuara prej saj. Parlamenti për këtë u mblodh në një seancë të posaçme dhe tërhoqi ligjin e diskutueshëm të nxjerrë para dy javësh që kufizonte në mënyrë masive organizimin e protestave.

Gjithashtu kryeministri Nikola Asarov dhe kabineti i tij u tërhoqën përfundimisht nga detyra.Janukoviç u kërkoi ministrave që të qëndrojnë në funksion të punës deri në formimin e një qeverie të re. Ndërkohë që udhëheqësit e partive të opozitës pro-europiane këmbëngulin edhe më tej me dorëheqjen e presidentit dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të reja.