Kaosi i Brexit-it vazhdon | Evropa | DW | 21.10.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Kaosi i Brexit-it vazhdon

Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar pёr Brexitin Michael Gove insiston pёr afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor.

Qeveria britanike pas dёshtimit nё parlament i kёrkoi zyrtarisht BE-sё njё shtyrje tё afatit. Kryeministri Boris Johnson tha megjithatё qё ende shpreson pёr daljen deri nё fund tё tetorit. Por ministri i shtetit Gove nё njё intervistё me televizionin Sky News, deklaroi, se me shtyrjen e vendimit nё Parlament pёr marrёveshjen e Brexit-it ёshtё shtuar rreziku pёr njё dalje pa marrёveshje.

Edhe tё dielёn (20.10) vazhduan konsultimet me pjesё tё qeverisё pёr tё pёrgatitur me intensitet ndihmёn e „"Operation Yellowhammer". Dokumenti "Yellowhammer" pёrmban parashikime, se si mund tё realizohet pa marrёveshja dalja nga BE-ja. Ekspertёt paralajmёrojnё pёr protesta dhe cёnim tё rendit publik, rradhё tё gjata pёr kamionёt nё kanalin e Lamanshit dhe ngushtica nё furnizimet me ushqime dhe medikamente.

Brukselit i mbёrrijnё letra

Parlamenti britanik tё shtunёn (19.10) nuk e miratoi sikurse dёshironte kryeministri Boris Johnson marrёveshjen e daljes tё negociuar me BE-nё. Nё vend tё kёsaj u vendos njё kёrkesё, pёrmes sё cilёs marrёveshja duhej tё modifikohej nё ligje, nё mёnyrё qё ajo tё mund tё vlerёsohej bindshёm.

Kёto zhvillime e venё nё pikёpyetje datёn e planifikaur tё shkёputjes mё 31 tetor. Qeveria britanike pas shtyrjes sё vendimit – sipas parashikimit nё ligjin britanik – i kёrkoi BE-sё njё shtyrje tjetёr tё Brexit-it. Megjithat kryeministri Johnson ende ka shpresa se mund t'i pёrmbahet afatit. 

Opozita kёrkon njё referendum tё dytё 

Sidoqoftё Johnson u pёrball me kritika tё ashpra tё opozitёs. John McDonnell i laburistёve tёrhoqi vёmendjen, qё Johnson nuk duhet tё anashkalojё as parlamentin dhe gjyatat. Partia Laburiste insiston pёr zgjedhje tё parakohshme. Gjithashtu sipas saj duhet tё ketё njё referendum tё dytё pёr Brexit-in. 

Ambasadorёt e BE-sё sipas planit u mblodhёn dhe ndёrmorrёn formalisht procedurёn e ratifikimit tё marrёveshjes nga ana e BE-sё. Marrёveshja e arritur nё samitin e kryetarёve tё shteteve dhe qeverive nё Bruksel duhet tё ratifikohet jo vetёm nga parlamenti britanik, por edhe nga Parlamenti i BE. Nga ana e BE-sё nuk pёrjashtohet mundёsia e shtyrjes sё daljes me marrёveshje tё Britanisё sё Madhe. Sidoqoftё presidenti i Kёshillit Donald Tusk ditёt e ardhёshme do tё pёrpiqet tё verifikojё nёse tё 27 vendet anёtare janё dakord pёr njё shtyrje tё re. Kjo duket e mundur, pavarёsisht qё presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa tё tjerё kёrkuan sё fundi pёr kёtё njё argument tё fortё.

sth/qu (dpa, rtr)