Jung : Aktivitetetet terroriste janë "zbrapsur"
24 Qershor 2009Misioni i shërben sigurisë në Gjermani, sepse aktivitetetet terroriste janë "zbrapsur", deklaroi politikani i CDU-së në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF. Kombinimi i mjeteve ushtarake dhe civile për rindërtimin e Afganistanit është më i miri për të fituar besueshmërinë e popullatës së atjeshme.
Sa i përket gjendjes së sigurisë në Afganistan, ministri Jung u shpreh: "Ne mbajmë përgjegjësinë për gjendjen në Veri të Afganistanit. Është ky një rajon shumë i madh dhe kritik nga aspekti i sigurisë. Ne kujdesemi për gjendjen në Kundus dhe rrethinat me një rreze prej 25 kilometrash. Masat e rindërtimit merren edhe në pjesët tjera, por kohët e fundit po përballemi me sfida të shumta, për shkak të pritave dhe sulmeve me armë zjarri. Ne duhet dhe duam të japin kontributin tonë për stabilizimin, rindërtimin dhe zhvillimin e kësaj pjese të madhe të vendit. Por të gjithë ata që na sulmojnë duhet të dinë se do të përgjigjemi", tha ministri.
Përfaqësuesi i Bundeswehrit Reinhold Robbe, kritikoi autoritetet gjermane për faktin se nuk e kanë pranuar hapur, që Gjermania në Afganistan është futur në luftë. Ai tha se aktualisht në vend mungojnë fjalët e qarta të kishës, ekonomisë dhe sindikatave por edhe fjalët e qarta për ndërhyrjen në Afganistan. Edhe disa prej përfaqësuesve të opozitës në Gjermani kërkojnë që të thuhet qartë se ndërhyrja në Afganistan është pjesëmarrje në luftë.
Autor : Bahri Cani
Redaktoi : Aida Cama