Jugu i Europës përfshihet nga vala e të nxehtit dhe e zjarreve | Evropa | DW | 17.07.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Jugu i Europës përfshihet nga vala e të nxehtit dhe e zjarreve

Në Gjermani për ditën e martë priten temperatura deri në 40 gradë. Njerëzit në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi prej ditësh po përballen me temperatura ekstremisht të larta dhe zjarre nëpër pyje.

Nga vala e të nxehtit janë shkaktuar zjarre nëpër pyje në jugperëndim të Europës. Forcat e zjarrëfikëse në vendet e prekura në Europënjugperëndimore po hasin në limitet e kapaciteteve të tyre. Prej mëse një javë janë aktive vatra zjarresh në Francë, Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi.

Mijëra hektarë tokë janë shkretuar.

Në disa zona në Itali zjarrëfikësit janë duke luftuar sërish me zjarret në pyje. Në Sicili forcat e emergjencës ndërhynë në afërsi të Palermos për shuarjen e zjarrit në Montelepre. Sipas njoftimeve në media dy avionë me pompa uji dhe helikopterë kanë mbështetur nga ajri forcat e emergjencës në tokë. Në tri zona të ndryshme njoftohet, se është e sigurt që zjarret janë shkaktuar prej të nxehtit, vuri në dukje kryebashkiaku i rajonit.

Të dielën (17.07) autoritetet në disa zona të Francës dhe Portugalisë patën sukses në luftën ndaj zjarreve duke arritur të shuajnë disa vatra. Vetëm në rajonin jugperëndimor francez Gironde mjaft i preferuar për turizëm zjarret që nga fillimi i javës deri të dielën (17.07) kanë shkretuar mbi 10.500 hektar pyll, sipas të dhënave të autoriteteve.

Rreth 14.000 banorë dhe pushues janë evakuuar në vende të sigurta. Të shtunën në mbrëmje flakët rrezikuan disa kampe me çadra në afërsi të Dune de Pilat pranë Bordosë, duna më e lartë e Europës për ecje.

Përfaqësuesit e zjarrëfikësit dhe forcat e shpëtimit e konsideruan punën e tyre si një „detyrë herkuliane", duke komunikuar se megjithatë kanë arritur të venë nën kontroll pjesën më të madhe të zjarreve. Për shkak të temperaturave të larta në vazhdim të dielën në Francë u shpall nivel i lartë gatishmërie për alarm në 37 nga 101 departamente (rajone) të vendit.

I nxehtë rekord në Francë?

Vala e të nxehtit me temperatura deri në 41 gradë do të vazhdojë deri në fillim të javës në Francë. Shërbimi francez i sinoptikës në disa zona në perëndim të vendit llogarit me temperatura rekord.

Në Portugali sipas të dhënave të mbrojtjes civile që nga fillimi i valës së të nxehtit janë djegur deri në 15.000 hektarë pyje dhe toka me shkurre. Dy vetë kanë gjetur vdekjen ndër ta një pilot i avionëve me pompa uji. Mbi 60 vetë janë plagosur prej zjarreve.

Extremadura dhe Galicia në Spanjë janë prekur gjithashtu fort prej valës së të nxehtit. Ende rreth 20 vatra zjarri nuk kanë arritur të vihen nën kontroll. Rreth 3000 vetë u evakuuan të shtunën (16.07) prej një vatre zjarri në afërsi të Malagës në jug të Andaluzisë.

Mijëra hektarë tokë është shkretuar prej zjarreve deri tani vetëm në rajonet Galicia dhe Extremadura në kufirin me Portugalinë. Eshtë tragjike të shohësh se si „një pjesë e trashëgimisë sonë natyrore" përfshihet prej flakëve, shkruan në twitter zëvendëskryeministrja e rajonit Nadia Calviño auf Tëitter. Shërbimi i sinoptikës ka dhënë sërish paralajmërim për valë të nxehti në të gjithë Spanjën duke përfshirë edhe ishujt e Baleareve.

Paralajërmim për të nxehtin ekstrem edhe në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe shërbimi kombëtar i sinoptikës ka dhënë paralajmërimin për „të nxehtin extrem" gjatë së hënës dhe së martës në disa pjesë të Anglisë. Parashikohet që temperatura të arrijë deri në 40 gradë, që mund ta kalojë rekordin e deritanishëm me 38,7 gradë të vitit 2019.

nob/as (afp, dpa, rtr)