1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Johannes Hahn: Dëshira për anëtarësim në BE, leva ime

17 Mars 2017

Mosmarrëveshjet për qeverinë në Maqedoni vazhdojnë po sa ka mundësi BE-ja për të ndikuar në Ballkan dhe cili është interesi i saj?

https://p.dw.com/p/2ZSN8
EU - Erweiterungskommissar Johannes Hahn
Fotografi: DW/A. Feilcke

BE-ja ka mundësi të ndikojë në Maqedoni, mendon Komisioneri i BE-së për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit, Johannes Hahn, dhe i referohet faktit që "75% e popullsisë së atjeshme do që vendi të anëtarësohet në BE. Pra politikanët do të bënin mirë që të vendosnin për diçka që do t'i shërbente këtij procesi.” Hahn thotë se pikërisht kjo është edhe leva e tij në bisedime me politikanët në Maqedoni, sepse në rast se ata nuk bëjnë këtë apo atë gjë, atëhere ai nuk shkruan rekomandime pozitive.

Ai apelon tek politika maqedonase që të respektojë marrëveshjet jo vetëm në lidhje me zgjedhjet, por edhe lidhur me procesin e Prznos.”Politikanët në Shkup nuk duhet të mendojnë se pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë zgjidhen të gjitha problemet.”

Emri i Maqedonisë

Sipas Johannes Hahn BE-ja ka një "ndjenjë jo të mirë” në lidhje me çështjen e pazgjidhur të emrit të Maqedonisë. Sipas tij tani dihet që dy apo tri palë nuk merren vesh me njëra-tjetrën, por kushtet politike kornizë tani kanë ndryshuar dhe edhe ne BE thuhet se nëse politikanët maqedonas i bëjnë gjërat në kohën e duhur, atëhere familja evropiane është nën presion. Për këtë "duhet të bashkëveprojmë të gjithë.

Veprim kundraproduktiv

Në lidhje me përzjerjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në mjedisin partiak maqedonas, Hahn mendon: „Ne të gjithëm që kemi kohë që jemi aktivë në politikë si vëzhgues apo aktorë, që këshillat nga fqinjët rrallë kanë efekt të mirë. Për këtë një gjë e tillë është kundraproduktive. Për ta zgjidhur këtë duhet kohë.” Sipas Johannes Hahn përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Shqipërisë "kanë zhvilluar bisedime të hollësishme” gjatë Samitit të Sarajevës.

Westbalkan Gipfel in Sarajevo
Fotografi: picture-alliance/Anadolu Agency/S. Yordamoviv

Ndikimi rus në Ballkan

Në lidhje me pyetjen se si e vlerëson BE-ja ndikimin në rritje të Rusisë në Maqedoni, Hahn përgjigjet: "Ata na zemërojnë, por kjo është e gjitha. Nuk është se e injoroj këtë gjë. Por unë bëj thirrje për më shumë vetëbesim. Ne duhet të merren me këtë gjë. Por nuk duhet të shtangemi menjëherë si lepuri para fenerëve, kjo do të qe e gabuar.

Megjithatë Hahn pranon se gjendja është më e përkeqësuar: "Po, ka paqëndrueshmëri. Ne nuk duhet të mashtrojmë veten. Kjo sigurisht krijohet nga forca të treta, nga kënde dhe kanale të ndryshme. Por kjo i shtohet si të thuash paqëndrueshmërisë së brendshme dhe e nxit atë."

Evropa përgjegjëse për stabilitetin e rajonit

Hahn thekson se BE-ja ka "një interes tërësisht vetiak" për stabilitetin e rajonit për shkak të situatës gjeostrategjike në rajon". Dhe Ballkani është Evropë "kjo është gjithashtu e qartë, dhe e pavarur nga mënyra se si do të zhvillohet administrata amerikane." Evropa kujdeset duke qenë "përgjegjëse për rajonin." dhe ketë "amerikanët sigurisht e pranojnë gjithashtu pozitivisht.” Dhe ka pasur situata si në rastin tani të Maqedonisë apo dhe në Shqipëri, ku kjo ka funksionuar në mënyrë të koordinuar nën udhëheqjen tonë."

Hahn mendon se kjo ndarje mes Evropës dhe SHBA-së është mjaft pozitive, që në mënyrë të ngjashme, si edhe në Bosnje-Hercegovinë, Evropa ndjehet vazhdmisht përgjegjëse dhe e detyruar për rajonin. Këtu nuk do të ndryshojë asgjë tha Hahn "dhe atë që bëjmë tani, ne duhet ta kishim bërë shumë vite më parë. Dhe nga perspektiva ime kjo është gjëja më e natyrshme në botë.”