1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli u bën sërish thirrje për evakuim banorëve të Gazës

24 Gusht 2024

Izraeli u bën thirrje për evakuim banorëve të disa lagjeve të Gazës, sepse do të ndërmarrë një operacion ushtarak kundër Hamasit islamik.

https://p.dw.com/p/4jrrR
Dy gra duke u ndarë pas urdhrit për evakuimin në Gazë
Dy gra duke u ndarë pas urdhrit për evakuimin në Gazë Fotografi: Dawoud Abu Alkas/REUTERS

Ndërsa bisedimet për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve islamikë HamasRripin e Gazës vazhdojnë dhe nga raundi i zhvilluar në Kajro vijnë sinjale pozitive, ushtria izraelite po planifikon një operacion të ri ushtarak në Rripin e Gazës pas sulmeve të përsëritura me raketa nga kjo zonë.

Që nga tetori i vitit 2023 në Gazë është zhvendosur thuajse çdo banor i sa
Që nga tetori i vitit 2023 në Gazë është zhvendosur thuajse çdo banor i sajFotografi: Jehad Alshrafi/AP/picture alliance

Një zëdhënës i ushtrisë tha se në një thirrje në gjuhën arabe u është bërë thirrje banorëve të disa lagjeve në veri të Gazës që të largohen nga shtëpitë dhe të vendosen në perëndim të qytetit të Gazës. Për shkak të bombardimeve të vazhdueshme nga kjo zonë, ushtria dëshiron të ndërmarrë veprime kundër Hamasit islamik dhe organizatave të tjera terroriste, tha zëdhënësi i ushtrisë.

Kritikë nga organizatat humanitare

Organizatat humanitare i kritikojnë me forcë thirrjet e rregullta që Izraeli u drejton civilëve në Rripin e Gazës për t'u larguar nga vendbanimet e tyre. "Urdhërat e vazhdueshme për evakuim po i sfilitin familjet në Gazë dhe po e bëjnë ndihmën për shpëtimin e jetëve jashtëzakonisht të vështirë” - tha Martin Frick, drejtori i zyrës të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së në Berlin.

Rripi i Gazës - shpërndarje ushqimesh
Gjendje e rëndë për furnizimin me ushqime në Rripin e GazësFotografi: Abood Abusalama/Middle East Images/IMAGO

"Prej urdhrave të njëpasnjëshme për evakuim që nga tetori i vitit 2023 në Gazë është zhvendosur thuajse çdo banor i saj."

Zëdhënësi i SHBA-së: "Përparime" në bisedimet në Kajro

Në bisedimet e zhvilluara në Kajro për një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe militantëve islamikë Hamas në Rripin e Gazës "janë bërë përparime" tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Tani të dyja palët duhet të "takohen dhe të punojnë drejt zbatimit të saj".

Kirby i quajti bisedimet e zhvilluara në Kajro si një hap paraprak për negociata të mëtejshme. Sipas tij në raundin e ri të negociatave në kryeqytetin egjiptian merr pjesë edhe shefi i CIA-s, William Burns. Pala izraelite përfaqësohet  në Kajro nga shefat e shërbimit sekret David Barnea dhe Ronen Bar.

Izraeli dhe Hamasi nuk negociojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin; por përmes SHBA-së, Katarit dhe Egjiptitqë veprojnë si ndërmjetës në bisedimet indirekte.