Itali: A do të drejtohet vendi nga një ekstremiste e djathtë? | Evropa | DW | 25.09.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Itali: A do të drejtohet vendi nga një ekstremiste e djathtë?

Sipas sondazheve kryeson kampi populist i djathtë i udhëhequr për herë të parë nga një grua. Giorgia Meloni mund të bëhet ekstremistja e parë e djathtë që do të drejtojë Italinë që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Nga zgjedhjet e sotme në Itali mund të ndodhë një kthesë politike, sepse sipas sondazheve të fundit, partia ekstremiste e djathtë "Vëllezërit e Italisë”, e drejtuar nga Giorgia Meloni, është forca më e fortë politike me rreth 25 për qind, kurse socialdemokratët e Enriko Letës pritet të fitojnë rreth 22 për qind të votave.

Italien | Wahlen

Giorgia Meloni

Rreth 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë këtë të dielë. Por edhe pse bëhet fjalë për një votim me ndikimin themelor në drejtimin e vendit, sipas studiuesve elektoralë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare pjesëmarrja do të jetë rreth 65 për qind. Sondazhet e fundit janë bërë 14 ditë më parë, sepse ligji italian për zgjedhjet nuk lejon organizimin e sondazheve më afër datës së zgjedhjeve.

Surprizat tek elektorati italian, i cili është i vështirë për t'u parashikuar, janë të mundshme. Por sipas mediave italiane shumica e studiuesve elektoralë mendojnë se këtë të dielë nuk pritet zgjedhja surprizë e Giorgia Melonit, e cila do të ishte ekstremistja e parë e djathtë që do të udhëhiqte vendin që nga koha e diktatorit Benito Musolini.

Mendimi pothuajse unanim është se shanset e skuadrës së Giorgia Melonit  për të fituar janë vetëm 60/40. Katër vite më parë, në zgjedhjet e fundit, "Vëllezërit e Italisë” fituan rreth katër për qind. Fituesit e mëdhenj në atë kohë ishin populiste e majtë "Lëvizja Pesë Yjet" dhe partia populiste e djathtë "Lega". Yjet ishin partia më e fortë me mbi 32 për qind. Lega mori 17 për qind. Dhe që të dyja ftuan më shumë se sa kishin parashikuar sondazhet.