1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku merr zyrtarisht pushtetin nga SHBA-s

Peter Philipp28 Qershor 2004

Shumë zhurmë për asgjë? Edhe pse tani kontrolli ju dha "zyrtarisht" qeverisë së përkohshme irakiane, në Irak vetë nuk do të ndryshojë asgjë. Trupat e koalicionit do të rrinë në vend, dhe me to edhe një ndër faktorët më të rëndësishëm që janë përgjegjës për situatën katastrofale të sigurisë në Irak.

https://p.dw.com/p/Aqv6
Qeveria irakiane merr më në fund vetë në dorë kontrollin për vendin
Qeveria irakiane merr më në fund vetë në dorë kontrollin për vendinFotografi: AP

Një vështrim tek historia e Irakut do të mjaftonte për të kuptuar se c´do të thotë në të vërtetë dhënia e pushtetit irakianëve vetë. Sipas vizionit për mediat, kjo do të thotë se irakianët do të mund të bëhen më në fund të zotët për vendin e tyre dhe se Iraku do të kthehet në një vend të lirë e demokratik. Madje, deri në fillim të vitit 2005 do të jetë një shtet demokratik me zgjedhje të lira, dukë u bërë kështu i pari shtet i tillë në botën arabe.

Por këto do të ndodhnin vetëm nëse dhënia e pushtetit qeverisë irakiane, do të thoshte largimin e prezencës dhe forcave amerikane nga Iraku. Por kjo nuk i bie aspak ndër mend amerikanëve. E tashmja të kujton të kaluarën e këtij vendi. Pas rrëzimit të perandorisë osmane, Iraku u bë zona e mandatit britanik dhe në vitin 1932 Londra i "lejoi" shtetit pavarësinë. Por në të vërtetë britanikët jo vetëm që nuk u larguan nga Iraku, por vazhduan të kontrollojnë dhe ndikojnë cdo sektor deri në vitin 1958.

Sigurisht që ende nuk mund të thuhet se sa kohë do të rrinë trupat e "koalicionit" në Irak. Fakt është se trupat do të rrinë në vend, por do të quhen ndryshe. Okupatorët do të shndërrohen në mbrojtës. Por kjo është një dëshirë po aq e parealizueshme si qëllimi parpara luftës për t´a cliruar Irakun.

Por sidoqoftë duhet pranuar se tani për tani prezenca e trupave të koalicionit është e domosdoshme për fazën e përkohshme. Ndonëse vendet perëndimore përpiqen të ndihmojnë, qeveria e përkohshme nuk mund të varet plotësisht nga forcat vendore të sigurisë, për t´i opfruar popullit atë që ka më shumë nevojë se gjithcka tjetër, pra sigurinë. Policia irakiane dhe ushtria janë në shënjestrën e shumë grupimeve të armatosura, qëllimi i të cilëve mesa duket është të ndalojë normalizimin në vend.

Pra nuk është aspak e cuditshme që Uashingtoni e tërhoqi Paul Bremerin nga posti i tij, por jo trupat amerikane nga vendi. Madje trupat amerikane po forcohen në moment nga ushtria koreano jugore. Kundërshtarët e prezencës amerikane kanë tashmë dëshminë e plotë se SHBA-s nuk kishin asnjëherë ndër mend të largoheshin nga Iraku. Dhe ishte gjithashtu e qartë, se miratimi i një qeverie të re do të jepej vetëm nëse kjo qeveri do të kishte nevojë për ndihmën ushtarake të SHBA-s dhe disa shteteve të tjera.

Pa një qetësim të akteve të dhunshme ditore nuk mund të pritet c´ka kërkojnë Kombet e Bashkuara nga Iraku brenda muajve të ardhshëm: Në korrik duhen mbajtur takimet e para për të përgatitur zgjedhje të reja të lira, të cilat duhet të ndodhin deri në janar të vitit të ardhshëm. Por ngjarjet dhe dhuna e kohëve të fundit kanë dëshumar se plane të tilla mund të sabotohen dhe të prishen shumë lehtë. Ndonëse situata në Afganistan është ndryshe, gjëndja në Irak mund të krahasohet paksa me këtë vend: Zgjedhjet u shtynë sërisht për më vonë dhe askush nuk beson seriozisht se ato do të mund të mbahen në shtator.

Por ky aspekt është i vetmi në të cilin mund të krahasohet Iraku me Afganistanin. Iraku është një shtet modern me potencial njerëzor dhe nivel arsimor të lartë. Plus sigurisht mineralet natyrore pafund - Iraku zë vendin e dytë në botë për burimet më të mëdha të naftës. Nëse situata në Irak do të qetësohej, atëherë cdo qeveri irakiane do të ishte në gjendje ta rriste prosperitetin dhe pasurinë e këtij vendi duke e bërë atë ndoshta një ditë me të vërtetë vendin e parë demokratik në botën arabe.