IFA 2014: Risi fitimprurëse | Shkenca & Edukimi | DW | 03.09.2014
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

IFA 2014: Risi fitimprurëse

Më e rëndësishmja për klientët është që pajisjet elektoteknike të konsumojnë sa më pak energji.

IFA feston përvjetorin e 90-të. Në këtë jubile të panairit që zhvillohet në ambientet e kullës televizive të Berlinit si organizatorët edhe sipërmarrjet janë në humor të mirë. Biletat për panairin janë shitur dhe sipërfaqja e tij është rritur me tre për qind dhe shënon gati 150.000 metra katrorë.

Ato që pritet të tërheqin deri në 250 mijë vizitorë në panair janë të rejat e fundit nga fusha e teknologjisë. Hans-Joachim Kamp, kryetar i bordit mbikëqyrës të Shoqatës për Teknikën Elektronike të Komunikimit dhe të Zbavitjes (gfu) parashikon që gjatë panairit do të lidhen kontrata me një vëllim prej katër miliardë eurosh.

Hans-Joachim Kamp

Hans-Joachim Kamp

Deri në fund të vitit planifikohet se 20 për qind e popullsisë do të blejnë smartphonë. Këtyre u shtohen tabletat, televizorët, kamera digjitale, stacionet për docking, pajisjet për audio-streaming e më tepër.

Në krahasim me evropianët gjermanët janë mjaft të interesuar për prodhime të reja në fushën e teknologjisë. Për këtë shkak degët që prodhojnë produkte të tilla shënuan në gjysmën e parë të këtij vite një rritje të numrit të shitjeve prej 1,9 për qind në 12,6 miliardë euro. Deri në fund të vitit sipas vlerësimeve të gfu-së rritja mund të shkojë në 2.6 për qind.

Prodhimet e preferuara

Edhe pse tregtia e ekranëve plazma ka shënuar kohët e fundit një lloj rënieje, Hans-Joachim Kamp sheh për këto prodhime një perspektivë pozitive. Për shkak të Kupës së Botës në gjysmën e parë të vitit 2014 u shitën gati katër milionë televizorë me ekranë plazma. Dhe në Gjermani ka ende 10 milionë televizorë të tipit të vjetër, ndërkohë që 10 për qind e aparateve televizivë janë më shumë se shtatë vjet të vjetër.

Një temë e rëndësishme është sipas Hans-Joachim Kamp edhe lidhja e pajisjeve të ndryshme me internetin si dhe mundësia për të parë në mediotekë emisione të veçanta. Megjithatë konsumi mesatar i emisioneve televizive nuk ka shënuar rënie edhe ka shumë oferta përmes internetit, dhe vazhdon të jetë katër orë në ditë. "Televizorët kanë të ardhme dhe do të vazhdojnë të jetë pjesë e dhomave të banimit. Por funksionet e tyre për t'u lidhur me internetin dhe kombinuar me smartphone dhe pajisje të tjera do të shtohen." - thotë Hans-Joachim Kamp.

Më shumë rehati edhe në kuzhinë

Një e treta e panairit u kushtohet pajisjeve elektro-shtëpiake, si lavatriçe, pajatalarëse, frigoriferë dhe pajisjeve të tjera të kuzhinës. 7,3 miliardë euro janë shpenzuar në Gjermani këtë vit për aparate elektro-shtëpiake. "Shkaku nuk është vetëm se kuzhina është një qendër e rëndësishme e jetës, por edhe me atë që risitë në këtë fushë e bëjnë jetën më të këndshme dhe të rehatshme," shpjegon Hans-Joachim Kamp.

Më e rëndësishmja për klientët është që pajisjet të konsumojnë sa më pak energji. Në vend të dytë dhe të tretë të listës së prioriteteve vijnë çmimi dhe fortësia. Shumë pak konsumatorë interesohen nëse mund t'i komandojnë pajisjet e tyre të kuzhinës me smartphone, ose nëse mund t'i lidhin me internetin. Konsumatorët aktualisht interesohen për tri sektorë ngrohjen, kondicionerët dhe ndriçimin.

  • Data 03.09.2014
  • Autor Kinkartz Sabine/Vilma Filaj-Ballvora
  • Opinioni Juaj: Na shkruani!
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/1D5aX
  • Data 03.09.2014
  • Autor Kinkartz Sabine/Vilma Filaj-Ballvora
  • Feedback
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/1D5aX