Greqia jashtë çerekfinales së Euro 2008
15 Qershor 2008Reklamë
Kampioni aktual evropian, Greqia, do të jetë jashtë çerekfinales së Euro 2008, pasi që u mposht nga Rusia me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit D. Me këtë fitore Rusia mbledh tre pikë në pozitën e tretë, sa ka edhe Suedia në të dytën, derisa Spanja tashmë është kualifikuar për në çerekfinale, me gjashtë pikë të grumbulluara. Ajo mposhti mbrëmë Suedinë me rezultat 2 me 1. Greqia ndërkaq me humbjen e dytë humbi edhe çdo gjasë për kualifikimin e mëtejmë, derisa ndeshjen e fundit e zhvillon përballë Spanjës.