1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike

dpa afp, Reuters, kna
24 Mars 2026

Greqia miraton një paketë prej 300 milion eurosh për të subvencionuar karburantet dhe plehrat, në përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve dhe ndikimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Iran.

https://p.dw.com/p/5Ay2l
Tabelë elektronike e çmimeve në një pikë karburanti
Qeveria greke ka njoftuar disa masa për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Iran, e cila ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botënFotografi: Jens Kalaene/dpa/picture alliance

Qeveria greke ka njoftuar disa masa për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Iran, e cila ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botën. Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në tregun grek, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve dhe të plehrave kimike.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke folur
Kryeministri grek bëri të ditur një paketë subvencionesh, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe fermerët.Fotografi: Sakis Mitrolidis/AFP

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur një paketë subvencionesh me vlerë të përgjithshme prej 300 milionë eurosh, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe fermerët. Sipas tij gjatë muajve prill dhe maj do të aplikohen subvencione për karburantet e automjeteve, transportin detar dhe plehrat bujqësore.

Kufizim çmimesh për karburantet

Mbështetja për karburantet pritet të arrijë në rreth 36 cent për litër benzine, ndërsa fermerët do të përfitojnë subvencione deri në 15 për qind të kostos së plehrave kimikë, për të përballuar rritjet e forta të çmimeve.

Pompë furnizimi me karburant
Autoritetet greke kanë vendosur edhe masa të tjera si kufizimi i çmimeve dhe i marzheve të fitimit për karburantet, për të parandaluar abuzimet dhe spekulimet në treg.Fotografi: Philippe Huguen/AFP

Paralelisht autoritetet greke kanë vendosur edhe masa të tjera si kufizimi i çmimeve dhe i marzheve të fitimit për karburantet, për të parandaluar abuzimet dhe spekulimet në treg.

Me këto ndërhyrje qeveria greke synon të zbusë ndikimet e krizës ndërkombëtare të energjisë, të mbrojë konsumatorët dhe të ruajë stabilitetin ekonomik në vend.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh