Gjermania u eliminua nga Kampionati Botëror në Katar | NRS-Import | DW | 02.12.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

NRS-Import

Gjermania u eliminua nga Kampionati Botëror në Katar

Gjermania u eliminua nga Kampionati Botëror në Katar: Nuk i mjaftoi fitorja vetëm 4:2 kundër Kosta Rikës, pas Japonia papritur humbi ndeshjen paralele kundër Japonisë me rezultat 2:1.

Thomas Mueller

Thomas Mueller

Në fund kishte vetëm fytyra të dëshpëruara - lojtarët, trajneri i kombëtares Hansi Flick dhe tifozët. Të gjithë. Gjermania fitoi ndeshjen kundër Kosta Rikës me rezultat 4:2 (1:0), por u eliminua nga Kampionati Botëror në Katar, pasi Japonia "çuditërisht" mundi Spanjën me rezultat 2:1. Ekipi gjerman kthehet sot në vendlindje. Ndërsa Japonia kundër Kroacisë dhe Spanja kundër Marokut vazhdojnë garat nw të tetën e finales.

Gjermania fitoi kundër Kosta Rikës 4:2

Gjermania fitoi kundër Kosta Rikës 4:2

Ndeshja në Al-Khour filloi mirë: Gjermania krijonte rast pas rasti dhe me golin e Serge Gnabry kaloi heret në epërsi. Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit, aq më tepër që edhe Spanja kaloi në epërsi 1-0 në ndeshjen paralele. Por kombëtarja gjermane humbi shumë raste dhe nuk e shtoi epërsinë, pasi i duhej edhe një diferencë e lartë e shënimeve. Papritur filluan edhe dobësitë në mbrojtje, kështu që Kosta Rika kaloi në një moment madje edhe në epërsi me rezultat 2:1. Lojtarët e Hansi Flick deri në fund të ndeshjes u angazhuan më shumë dhe megjtihatë fituan me rezultat 4:2. Ishte ky rezultati që i mundësonte kalimin e Gjermanisë në të tetën e finales, sikur Spanja të fitonte apo të barazonte me Japoninë. Por ndodhi e kundërta. Ekipi spanjoll humbi papritur dhe i dërgoi gjermanët në shtëpi.

Vendimtare humbja e ndeshjës së parë

Japonezët festuan fitoren e vendit të parë në grup

Japonezët festuan fitoren e vendit të parë në grup

Për Gjermaninë u dëshmua se humbja e ndeshjes së parë kundër Japonisë me rezultat 2:1 ishte vendimtare. Lojtarët gjermanë nuk arritën të fitojnë as kundër Spanjës në ndeshjen e dytë ku barazuan 1:1, ndërsa fitorja vetëm kundër Kosta Rikës nuk mjaftoi. Trajneri Hansi Flick nuk deshi të fajësojë Spanjën për eliminimin nga Botërori. Ai tha se vet ekipi gjerman e ka fajin, është dashur të jetë më efikas dhe të fitojë të paktën një pikë kundër Japonisë. Tani ekipit gjerman i mbetet të konsolidohet deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian, i cili në verën e vitit 2024 mbahet në Gjermani. Por dëshprimi i lojtarëve dhe tifozëve është i madh.