1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon Tour de France

5 Korrik 2008

Sot në Bretanjë të Francës fillon Tour de France. Gara e ciklizmit do të zhvillohet në 21 etapa në një distancë prej gjithsej 3554 kilometrash.

https://p.dw.com/p/EWnd
Tour de France 2005
Tour de France 2005Fotografi: AP

Prologu i garës kësaj here është i ndryshëm. Për herë të parë që prej 42 vitesh gara fillon jo me një pjesë të shkurtër të turit si gjithnjë por direkt me 197,5 kilometra nga Bresti në Plumelec, ku do të dalë edhe fituesi i etapës së parë të garës të 95-të të Tour de France. Në fund të tre javëve do të zhvillohet faza finale.

Kësaj radhe kryesorja nuk është kush e fiton garën

Detyra kryesore e çiklistëve më të mirë të botës do të jetë përmirësimi i imazhit të Tour de Francë të dëmtuar nga historitë me doping. A do të arrijnë çiklistët ta nxjerrin sportin e tyre nga retë e errëta të dopingut?

Megjithë dashurinë për çiklizimin skepticizmi vazhdon të ekzistojë për shkak të përvojave të viteve të kaluara. Vdekja e Marco Pantanit, që ra në 2004 viktimë e vesit të tij për të marrë drogra, rrënimi i thellë i Jan Ulrihut ose qarjet e Erik Zabelit kur pranoi se ka përdorur doping, kanë arritur të ndikojnë për pastrimin e çiklizmit nga përdorimi i dopingut. Dhe jo vetëm në Tour de France.

Prandaj nuk pritet që në këtë tour të ketë surpriza

Kur nuk janë duke i dhënë biçikletave, çiklistët do të jenë të detyruar nga ora 6 e mëngjesit deri në 21 të mbrëmjes të qëndrojnë në hotel. Atyre mund t`u merren prova flokësh ose thonjsh për të bërë analizat e kontrollit.

Edhe nëse Tour de Francë 2008 do të tronditej sërish nga ndonjë rast tjetër dopingu, çiklizmi do të vazhdojë të mbijetojë. Këtë e tregon numri i shikuesve që ndjekin etapat e garës. Ata tregojnë se megjithë skandalet dhe goditjet që ka marrë në 100 vjet të ekzistencës së tij, çiklizmi vazhdon ta mbajë ndezur interesimin e njerëzve për të.