1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani - Poloni, pajtim 2.0

20 Maj 2017

Edhe sot ka politikanë dhe publicistë që quan që ta paraqisin marrëdhënien mes Gjermanisë dhe Polonisë si marrëdhënie konflikti.

https://p.dw.com/p/2dHPa
Gerhard Gnauck
Fotografi: GoodPictures Franciszek Mazur

Ne menduam se lufta dhe e kaluara e tmerrshme kanë marrë fund dhe i takojnë së kaluarës. Kur flasim për "një njeri me të kaluar", dëgjuesit e kuptojnë menjëherë ky ajo që do të tregojë ky person nuk lidhet me diçka të mirë, por problematike apo të keqe.

Me këtë të keqe në mendje ne kemi arritur në fund të fundit që megjithë Luftën e Ftohtë dhe Murin e Berlinit të ruajmë paqen për disa dekada në Evropë. Të paktën një paqe në kuptimin e jo-luftës, që kohë pas kohe të kujtonte paqen e varrezave. Më vonë erdhën ngjarjet në Bosnjë, Kosovë, e së fundi Donbasi, Donbasi, Donbasi. Dhe kjo s'po merr fund. Megjithatë Evropa nuk është përfshirë në ndonjë konflikt të mëdh me  miliona të vdekur Evropën.

Martesa, tregtia e jashtme dhe e kaluara

I vështirë është edhe raporti mes Gjermanisë dhe Polonisë. Ne mendonim se lufta ishte aq larg dhe vërenim se si Gjermania gradualisht dhe nën presionin nga jashtë po e përpunonte të kaluarën e saj. Kemi parë dhjetëra-mijëra martesa gjermano-polake. Kemi dëgjuar se tregtia gjermano-polake po shënon rekorde pas rekordesh.

Tani Presidenti Steinmeier dhe ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel vizitojnë Poloninë. Presidenti gjerman po viziton Panairin e Librit në Varshavë. Prapa kulisave thuhet se këto janë vizita të vështira. Dhe për këtë arsye edhe më të rëndësishme.

Por nga ana tjetër shumë gazeta politike po sulmojnë kryetarin e Këshillit të BE-së Donald Tusk, i cili konsiderohet si person "i bindur ndaj Gjermanisë". Gazetat e qesëndisin atë duke e paraqitur të veshur me uniformën e Wehrmachtit, krahas Kancelares Angela Merkel të veshur me roba civile. Kjo është një lojë e rrezikshme me të kaluarën. Kundërshtarët e Tuskut nga partia e Jaroslaw Kaczynskit e përdorën kartën e së kaluarës në zgjedhjet e mëparshme - duke përmendur një fakt që gjyshi i Tuskut, i cili kishte qenë në një kamp përqendimi ku e kishin detyruar të merrte pjesë në ushtrinë naziste Wehrmacht, ishte bërë pjesë e tij. Tusku i humbi pas kësaj zgjedhjet.

Edhe sot ka politikanë dhe publicistë që quan që ta paraqisin marrdhënien mes Gjermanisë dhe Polonisë si marrëdhënie konflikti. Prandaj tani është e rëndësishme të kujtojmë kontributin që kanë dhënë dhe japin dëshmitarët e Luftës II Botërore dhe viktimat e nazizmit për pajtimin mes dy popujve.

Thesare për mirëkuptimin

Së fundi janë botuar dy libra që trajtojnë njëri nga këndëvështrimi gjerman, tjetri nga ai polak marrëdhënet mes dy vendeve dhe pajtimin mes popujve. Që të dy janë thesare të vërteta.

Libri i parë mban titullin "Polonia ime - Qasje dhe këndvështrime." 43 gjermanë dhe gjermane përshkruajnë aty në formë të shkurtër dhe shpesh zbavitëse takimet e tyre të para ose më të bukura me fqinjët polakë. Ndër ta tre ish-Presidentë, përfshirë dhe Roman Herzog, i cili kujton gjallërisht dhe me pak diplomaci: "Lech Valesa është një person tërësisht spontan, po të flasim me gjuhë ushtarake si një ushtarak veteran." Arritja e kompromiseve sigurisht nuk duhet të ketë qenë mjaft e lehtë për të.

Edhe artistët e përfshirë në libër ofrojnë tregime të mrekullueshme. Violinistja Anne-Sophie Mutter shprehet për "takime fatmëdha" dhe "binjakësi shpirti" me kompozitorët Witold Lutoslawski dhe Krzysztof Penderecki.

Tragjedi të shekullit XX

Më pak eseistike dhe me më tepër me pretendim shkencor është libri i dytë: "Ti vëllai im i largët... ' miqtë polakë të Gjermanisë, portrete". Në 18 kapituj prezantohen këtu personalitete polake për të cilët marrëdhëniet me Gjermaninë dhe gjermanët ishin një pjesë e rëndësishme dhe shpesh e dhimbshme e jetës së tyre. Për ta ishte shpesh e vështirë të ishin "miq" të Gjermanisë, edhe qoftë vetëm për shkak të presionit të mjedisit shoqëror.

Në libër ka portrete që nga ai i princit polak Anton Heinrich Radziwill (1775-1833), një nga përkrahësit e hershëm të afrimit gjermano-polak e deri te ai i Wladyslaw Bartoszewskit, dy herë ish-ministër i Jashtëm i Polonisë dhe ish i burgosur në Aushvici, që vdiq në 2015. Në shumë nga skicat biografike ndeshet tragjedia e madhe e shekullit XX. Emil Hulewicz, përkthyesi dhe miku i shkrimtarit gjerman Rilke, vdiq gjatë një ekzekutimi masiv të njësive gjermane në Varshavë. Tadeusz Mazowiecki, i cili si kryeministër ishte në vitin 1989 së bashku me Helmut Kohlin arkitekt i fqinjësisë së re gjermano-polake, ka humbur të vëllain Wojciech në kampin e përqendrimit Stutthof.

Ata të gjithë kishin sikurse thotë Mangelsdorff një "urë mendimesh" në kokë që lidhej me të kaluarën. Megjithatë, ata kanë i shtruan rrugën së ardhmes. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, gjermanë dhe polakë që këto rrugë të mos mbulohen sot, në kohën e mesazheve të urrejtjes dhe të lajmeve të rreme, përsëri me barëra të këqija dhe ferra.

 

Gerhard Gnauck është djali i një çifti gjermano-polak: ai është nipi i një pjesëmarrësi të kryengritjes së Varshavës dhe një ushtari të Wehrmacht-it. Ai është korrespondent i gazetës "Die Welt" nga Varshava.