Erdogani nuk dëshiron të flasë ′kurrë′ më me Micotaqisin | Bota | DW | 24.05.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Erdogani nuk dëshiron të flasë 'kurrë' më me Micotaqisin

Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Micotaqis.

Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për strehimin e mbështetësve të lëvizjes Gylen, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu kryeministrin Micotaqis që në mes të muajit, i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara që të mos u shisnin avionë luftarakë Turqisë. Deklaratat e kryeministrit grek në Kongresin Amerikan javën e kaluar janë ndoshta edhe arsyeja kryesore e zemërimit të Erdoganit.

Micotaqisi rekomandoi në Kongres në SHBA që të mos shiteshin pajisje ushtarake në lindje të Mesdheut. Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin krijimin e një burimi të ri paqëndrueshmërie në krahun juglindor të NATO-s: "Unë kërkoj nga ju që ta merrni parasysh këtë kur merrni vendime për blerjen e pajisjeve të mbrojtjes për Mesdheun Lindor," tha Micotaqiisi. Mendohet se ai iu referua Turqisë, pa përmendur qartë emrin e vendit fqinj.

Si pasojë, Erdogani njoftoi se nuk do të fliste më kurrë me Micotaqisin. Përveç kësaj, do të anulohet një konferencë e planifikuar midis qeverisë turke dhe greke.

Erdogani tha se kishte rënë dakord me Greqinë që të mos përfshinte asnjë palë të tretë në punët midis dy vendeve. Por duke qenë se pala greke tani e theu në mënyrë të njëanshme këtë premtim, Erdogan deklaroi: "Micotaqisi nuk ekziston më për mua. Nuk do të pranoj kurrë më ta takoj." Megjithatë, ai nuk mendon se SHBA do ta marrin vendimin për çështjen e F-16 në përputhje me rekomandimin e Micotaqiisit, tha Erdogani.

Turqia ka kohë që kërkon të blejë avionë luftarakë amerikanë F-16. Fillimisht, ajo donte të merrte 100 F-35 moderne. Por Shtetet e Bashkuara e prishën marrëveshjen pasi Turqia zemëroi NATO-n duke blerë një sistem të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Në tetor 2021, disa burime treguan se Turqia po kërkonte të merrte F-16 në vend të F-35.

Një zëdhënës i qeverisë së Athinës tha pas deklaratave të Erdoganit se nuk do të kishte përfshirje në një betejë verbale me udhëheqjen turke. Politika e jashtme greke orientohet te e drejta ndërkombëtare dhe aleancat ekzistuese – edhe pse kjo mund të shqetësojë disa.

 

aud (dlf, ard)