England shpëton me tre vjet burg | Bota | DW | 28.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

England shpëton me tre vjet burg

Mos vallë është England vetëm kokë turku në aferën e Abu Graibit?

Lindi England në procesin e Abu Graibit

Lindi England në procesin e Abu Graibit

Tri vjet heqje lirie për keqatrajtimin e të burgosurve irakianë në Abu Graib, këtë vendim shpalli kolegji i të betuarve në një gjykatë ushtarake të SHBA, ndaj ushtares Lindi England.

Ajo konsiderohet si një nga figurat kryesore të skandalit të keqtrajtimeve, në burgun e Bagdatit Abu Graib. Ky skandal u zbulua në pranverën e vitit të kaluar, ndërsa në mbarë botën u përhapën fotografitë e ushtares së re, që pozonte krah të burgosurve irakianë të keqtrajtuar.

Lindi England u dënua me tri vjet burg ushtarak nga kolegji i të betuarve i përbërë nga pesë antarë. Në këtë mënyrë pas Çarls Garner, ish-shoku dhe shefi i saj, dënohet ligjërisht edhe "fytyra" numër dy e skandalit të torturave në Abu Graib. Edhe pse
masa e dënimit ndaj saj shumë shumë më e ulët krahasuar me Garnerin, kolegji i të betuarve e gjeti 22 vjeçaren England fajtore, se ajo ka torturuar me kokën e saj dhe vetëm për t´u argëtuar.

Fotografitë, që asokohe u përhapën në të gjithë botën dhe ngjallën indinjatë kudo, e veçanërisht në botën myslimane, e tregojnë England se si argëtohet duke treguar piramidën e të burgosurve irakianë të zhveshur lakuriq. Një tjetër pozë e tregon ushtaren duke tërhequr një të burgosur të lidhur në qafë me rripin e një qeni. Kush bën të tilla veprime, është fajtor jo vetëm për krim kundër njerëzores, por edhe për shkeljen me këmbë dhe me vetëdije të plotë të të drejtave të njeriut, pavarësisht nëse kjo ka ndodhur për motive individuale, apo me udhëzimin e të tjerëve.

Në këtë mes ka pasur edhe sistem

Në rastin e Englad ka të ngjarë që ajo mund të ketë vepruar e nxitur prej të dashurit të saj sadist Çarls Garner, i cili në procesin e gjyqit ushtarak kundër tij, u identifikua si drejtuesi i torturave në Abu Graib. Me dëshminë e tij në procesin e parë kundër England, Garner bëri që të gjitha seancat të anulloheshin. Kjo pasi ai u përpoq ta paraqesë shoqen e vet si zbatuese të urdhërave që kishin ardhur nga instancat e larta. Kjo siç duket, ka qenë një përpjekje e tij për të ngarkuar me faj të tjerët dhe për të shkëputur vëmendjen ndaj qëndrimit brutal të tij. Por pikërisht këtu qëndron problemi. Në asnjërin prej gjithsej nëntë proceseve kundër personelit të rojeve në Abu Graib, të implikuar në skandalin e torturave, nuk mundi të verifikohet bindshëm kjo akuzë. Asnjëri prej gjeneralëve, që ishin përgjegjës për Abu Graibin nuk është marrë në pyetje si dëshmitar. Përpjekjet e mbrojtjes për të ftuar në proces edhe ministrin e mbrojtjes Donald Ramsfelld, apo ministrin e drejtësisë Alberto Gonzalez si përgjegjës politik për këtë, u hodhën poshtë nga gjykata. Udhëheqja ushtarake e SHBA-ve megjithatë është bashkëfajtore për vet faktin, që lë pa pikë përgjegjësie si roje të burgut një grua të re me probleme psiqike, si Lindi England dhe një njeri tjetër të pashkolluar. Disa gjëra mund të shpejgohen me pështjellimet dhe vështirësitë e luftës, por në këtë mes ka pasur edhe sistem.

Ku fillon dhe mbaron tortura?

Kufijtë e përkufizimit mes torturës dhe keqtrajtimit, si dhe tolerimit në trajtimin e të burgosurve qëllimisht janë lënë të turbullt, e kjo edhe për shkak të veprimeve të vet ministrit të mbrojtjes Ramsfelld, i cili një shkresë përkatëse drejtuar gjeneralëve, u detyrua ta tërheqë më vonë. Çdo ushtri funksionon në bazë të parimit urdhër dhe bindje, por rregullat bazë për angazhimin ushtarak në demokraci përcaktohen nga politikanët e zgjedhur. Rregullat për trajtimin e të burgosurve në Irak, nuk ishin të qarta, ato krijonin një zonë të errët të rrezikshme. Ndaj zbardhja juridike e skandalit të Abu Graibit në fakt është e pamjaftueshme.

Lindi England megjithatë nuk është dashi i kurbanit. Ajo me veprimet e saj të vetëdijshme është bërë fajtore, aq sa as gjendja e saj e dobët psiqike nuk mund ta shfajësojë atë. Njerëzit nuk mund të trajtohen si qen - kaq arësye morale duhet pretenduar nga njerëzit me kuota të ndryshme inteligjence. Me tri vjet heqje lirie Lindie Englad ka pasur fat.

  • Data 28.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNv
  • Data 28.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNv
Reklamë