Dueli Shrëder Merkel- barazim | FOKUS | DW | 05.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Dueli Shrëder Merkel- barazim

Pika kulminante e fushatës zgjedhore në Gjermani ishte debati televiziv mes Shrëderit dhe Merkelit. Dueli u ndoq nga mbi 21 milionë shikues

Pamje nga dueli

Pamje nga dueli

Debati televiziv ndërmjet kancelarit Gerhard Shrëder dhe kandidates, Angela Merkel ishte pritur me kuriozitet të madh, duke u vlerësuar si një nga ndihmat më të rëndësishme në prag të zgjedhjeve për Bundestagun. Kur mbas gati një orë e gjysmë beteja gojore përfundoi dhe dy kundërshtarët i ulën armët, telespektatorët mbetën me përshtypje se nuk mësuan ndonjë gjë më shumë.

Nga njëra anë, vetëm shumë pak prej tyre kanë arritur të kuptojnë detajet që flasin pro dhe kundër reformave tatimore. Nga ana tjetër, të përbashkëtat ndërmjet socialdemokratëve dhe kristdemokratëve janë kaq të mëdha, saqë dallimet mund të vihen re vetëm me ndihmën e lentes zmadhuese.

Në se u zëmë besë anketimeve atëherë, i bie që duelin ta ketë fituar kancelari Gerhard Shrëder: 48% e të pyeturve ishin të mendimit se Shrëderi kishte dalë fitues, vetëm 28 për qind e ndjenë veten më të bindur nga Merkeli. Se sa efekt do të kenë këto shifra ndaj vendimit të elektoratit, kjo do të shihet më vonë.

Si Gerhard Shrëder, ashtu edhe Angela Merkel i kishin nën kontroll emocionet. Asnjëri prej tyre nuk u mundua të dëmtonte tjetrin, megjithëse herë pas here vihej re sforcimi që u duhej për t’u vetëpërmbajtur. Sjellja e duhur para kamerave është bërë ndërkohë pjesë e vetëkuptueshme e profesionalizmit të çdo politikani të lartë.

Vlen të përmendet zhvendosja e roleve ndërmjet kancelarit dhe sfidantes. Më tepër se puna e qeverisë nga Merkel, u sulmua programi tatimor i pretendentit kryesor për ministrinë e financave në një qeveri të mundshme të Merkelit, profesorit Kirkhof. Debati rreth tezave të tij ishte kaq intensiv, saqë njëri nga gazetarët pyetës iu drejtua Merkelit, gabimisht me "Zonja Kirkhof!"

Gjithsesi 60 përqind e telespektatorëve, që do të thotë 21 milionë njerëz, e ndoqën debatin e transmetuar në katër kanale televizive. Një shifër rekord, megjithëse askush nuk e di se sa prej tyre ishin të duruar, për ta ndjekur deri në fund programin. Si përfundim mund të thuhet, që ishte një betejë informative, e balancuar dhe – megjithë kontroversën e nevojshme – e drejtë.

  • Data 05.09.2005
  • Autor Volter fon Tizenhauzen/Koment
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqis
  • Data 05.09.2005
  • Autor Volter fon Tizenhauzen/Koment
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqis