Dëme dhe viktima nga vërshimet në Jug të Gjermanisë | Gjermania | DW | 30.05.2016
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dëme dhe viktima nga vërshimet në Jug të Gjermanisë

Përrenjtë janë shndërruar në lumenj gjigandë dhe vala e ujit po i ka rrëmbyet makinat si lodra fëmijësh dhe ka shkaktuar dëme të mëdha. Tre vetë gjetën vdekjen nga masa e ujit.

Gmünd në Jug të Gjermanisë: prej motit me reshje të dendura masa gjigante uji vërshuan nëpër qytet. Nje punonjës i zjarrfikësit gjetivdekjen prej vërshimeve. Ai humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar një person që rrezikohej të mbytej.

Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura. Në disa zona gjatë natës ka pasur reshje të dendura si asnjëherë gjatë këtyre javëve të fundit.

Dëme të mëdha janë shkaktuar në Baden-Vyrtemberg dhe në Bavari. Gjithsej kanë gjetur vdekjen tre vetë. Rreziku ende nuk është tejkaluar, sepse ka paralajmërime për vazhdimin e motit të keq.