1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cervenkovski: Lojaliteti ndaj shtetit tend me prioritet

Intervistoi: Nada Steinmann23 Shkurt 2007

Në një intervistë dhënë programit maqedonas të Dojçe Veles, presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski, ka bërë thirrje që të mos zvarritet zgjidhja e statusit të Kosovës, dhe ka kërkuar nga shiptarët në Maqedoni që të tregohen lojalë ndaj shtetit të tyre:

https://p.dw.com/p/ArYF
Branko Cervenkovski
Branko CervenkovskiFotografi: AP

Branko Cervenkovski është treguar i kënaqur me pakon Ahtisaari, në formën e deritanishme:

"Në formën që është prezantuar tani plani i Ahtisaarit është i pranueshëm për Maqedoninë, në qoftë se bisedimet nuk do të sjellin ndryshime të konsiderueshme, dhe që mund të jenë në dëm të interesave të Maqedonisë," ka thënë Cervenksovski për Deutsche Wellen.

Presidenti maqedonas është treguar i vetëdijshëm për vështirësinë e gjetjes së një konsensi, nisur nga fakti që pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit janë gati diametralisht të kundërta.

"Por nga ana tjetër, çështja e statusit ka shumë kohë që qendron e hapur, dhe ajo rrezikon të kthehet në një gjenerator të mundshëm destablizimi jo vetëm për Kosovën, por për të githë rajonin, duke përfshirë këtu edhe Serbinë", ka vënë në dukje ish kryeministri i Maqedonisë. Politikani Socialdemokrat ka theksuar më tej se një shtyrje e mëtejshme e zgjidhjes, nuk do ta zvogëlonte problemin, përkundrazi do ta bënte më të vështirë.

Cervenkovski më tej ka mbrojtur idenë e pranisë së forcave ndërkombëtare në Kosovë, jo vetëm në sektori civil, por edhe në atë ushtarako-policor, në mënyrë që të garantohet, se situata në Kosovë është nën kontroll. Kjo prani duhet të zgjasë derisa Kosova të ketë ndërtuar institucionet e saj të mbrojtuara me ligj.

Në aspektin politik, por edhe atë multietnik, ekziston në Maqedoni konsens, në lidhje me ndikimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, ka thënë Cervenkovski më tej. Kam mirëkuptim për faktin që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë shpreshin solidaritet dhe lojalitet ndaj bashkëkombasve të tyre në Kosovë dhe kjo është diçka e padiskutueshme, thotë ai dhe shton: "Por ekziston një rregull: Lojaliteti ndaj shtetit të vet duhet të ketë prioritet ndaj atij kundrejt bashkëkombasve në një vend tjetër".