1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Blair dhe Evropa

Christofer Plass10 Maj 2007

Dhe në fund të mandatit të tij si kryeministër askush në Bruksel nuk do ta cilësonte Blairin si të tillë: Ndoshta akoma si proevropian, por jo si të pasionuar. Për më tepër pyetet me zë të lartë, në se Britania e Madhe nuk do të largohet nga BE.

https://p.dw.com/p/Ar88
Tony Blair
Tony BlairFotografi: AP


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Blair, deklaroi në zonën e tij elektorale në Veri të Anglisë se më 27 qershor do të japë dorëheqjen. Më parë ai edhe formalisht informoi kabinetin për dorëheqjen e tij. Si pasardhësi i mundshëm i Blerit konsiderohet ministri i thesarit, Gordon Braun. Bler është qysh prej dhjetë vjetësh kryeministër, por kohët e fundit ai ka humbur dukshëm mbështetjen për shkak të luftës në Irak dhe një sërë skandaleve të ministrave të kabinetit të tij.

Kanë kaluar dy vjet, që kur Blair u përpoq me një premtim pasionant te pohonte se është një proevropian pasionant dhe ka qenë gjithmonë. Këtë Blair e tha para parlamentit evropian. Pakënaqësia e skeptikëve nuk u kalua pa u ndjerë. Dhe në fund të mandatit të tij si kryeministër askush në Bruksel nuk do ta cilësonte Blairin si të tillë: Ndoshta akoma si proevropian, por jo si të pasionuar. Për më tepër pyetet me zë të lartë, në se Britania e Madhe nuk do të largohet nga BE. Ta nxjerresh jashtë këtë vend nuk mundesh. Britanikët e kanë gjetur vetën në rolin e tyre, Nga njëra anë të përkarhin zgjerimine BE-së, nga ana tjtër që të shmangin në mënyrë strikte thellimin politik të BE-së.
Zgjerim po: Asnjë vend nuk mbron më shumë idenë e zgjerimit të BE-së si Britania e Madhe. Dhe pikërisht në lidhje me Turqinë.

"Ne duhet të garantojmë, që procesi i pranimit për Turqinë të ecte përpara. Për këtë secili duhet të bëjë kompromisë. Në periudhë afatgjatë është një gabim i madh, nqs Turqisë do të dergoheshin sinjale refuzuese."

Këtë Blair e tha në nëntorin e fundit, kur një shumicë në BE deshi t´i jepte Turqisë një goditje për shkak të cështjes së pasqaruar të Qipros. Londra paraqet në rradhë të parë arsye strategjike për një BE mundësisht të madh dhe në këtë mënyrë është edhe zëdhënës i vëllait të madh në Uashington.

Thellimi i BE-së i kundervihet interesave britanike. Prandaj Blair mbrohet edhe kunder thellimit të kushtetutës së BE-së. Projektrezolutën ai e ka nënshkruar, por tani voton për një variant shumë të ngushtuar mundesisht pa të drejta themelore, pa shumë ndjenjë të përgjithshme. Ministri i jashtëm i përbashket refuzohet në parim. Një marrëveshje të shkurtër plotësuese si shtesë për një një marrëveshje të re kushtetuese Blairi mundi ta realizojë politikisht pa referendum.

Por ketu zgjohet zemerimi i përkrahësve të kushtetutës psh i shefit të fraksionit të socialistëve në parlamentin evropian Martin Schulz.


"Pa reformat e përshkruara në kushtetutën evropiane - si në lidhje me institucionet ashtu edhe në lidhje me kompetencat - është i pamundur më zgjerimi i BE-së. Kjo duhet thenë në rradhë të parë në adresë të shteteve, që besojnë, se BE mund të zgjerohet pa kushtetutë."
Ky edhe si mesazh drejtuar edhe britanikëve. Ata 18 shtete, të cilat kanë ratifikuar projektrezolutën e deritanishme, ndjehen të vënë nën presion nga britaniket dhe të tjerët.

Por Blair nuk ka bërë vetëm punë destruktive në BE. Ai arriti, që shperndarja e financave në BE të të kontrollohet. Britanikët do të terheqin shpenzimet agrare dhe të nxisin investimet moderne: Ata korrin edhe aprovim edhe pse në heshtje, sepse fjala është për interesat franceze. Sfond i manovres së Blairit si kulmi i një presidence mizerable të BE në gjysmën e dytë të vitit 2005.
Londra do të mbetet një partner i parehatshem, keshtu pritet edhe nga pasardhesi i mundshem i Blairit Gordon Brown. Ky do të luftojë për më shumë liberalizim dhe mund të krijojë probleme me francezet. Harmonizimi i taksave mbetet për britaniket një temë tabu. Dhe euro nqs pyet kryeministrin e Luksemburugt Jean Claude Juncker me pervojë në BE:
"Unë mendoj, se një ditë edhe britaniket do të bëhen një vend i euros. Por për mendimin tim, kjo do të ndodhë në një kohë që është padyshim pas kohës sime aktive."