1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biden bën fjalë për "fillimin e një invazioni" në Ukrainë

22 Shkurt 2022

Njohja prej Rusisë e territoreve të separatistëve në lindje të Ukrainës ka alarmuar SHBA-në. Presidenti Joe Biden deklaroi raundin e parë të sanksioneve.

https://p.dw.com/p/47RgE
Joe Biden verkündet Sanktionen gegen Russland
Fotografi: Chris Kleponis/CNP/picture alliance

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bën fjalë për një „invazion" dhe deklaroi sanksionet ndaj Rusisë, duke reguar me fjalë të qarta ndaj zhvillimeve në lindje të Ukrainës. Njohja prej Moskës e të vetëshpallurave „Republika Popullore" Luhans dhe Donjeck dhe dërgimi i planifikuar i trupave ruse në territoret lindore të Ukrainës është „fillimi i një invazioni" në Ukrainë", tha Biden duke nënvizuar: „Ne vazhdojmë të besojmë që Rusia është e gatshme të vazhdojë më tej dhe të nisë me një goditje masive ushtarake ndaj Ukrainës", tha Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

Biden vuri në duke ndihma të mëtejshme ushtarake dhe zhvendosje trupash. "SHBA ndërkohë do të vazhdojë t'i japë ndihma mbrojtjeje Ukrainës dhe ne do të vazhdojmë me forcimin e aleatëve tanë në NATO." Biden tha, se ka miratuar lëvizje shtesë të forcave dhe mjeteve ushtarake të SHBA-së, që janë të dislokuara në Europë. Njëkohësisht preisdenti i SHBA-së theksoi, se vendi i tij dhe aleatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të gatshëm për „diplomaci". „Ka ende kohë për të shmangur skenarin më të keq, që do t'u shkaktonte vujajtje të pamasë miliona njerëzve."

Biden deklaroi gjithashtu raundin e parë të sanksioneve. Qeveria ruse do të „izolohet prej financimeve perëndimore". Konkretisht Biden përmendi sanksionet kundër dy bankave të mëdha, që bëjnë tregti me bonot ruse të thesarit si dhe ndaj mbështetësve të presidentit rus dhe familjeve të tyre. Nëse qeveria në Moskë vazhdon kursin e saj agresiv, kërcënojnë sanksione edhe më të ashpra nga SHBA.

ww/qu/cwo/uh (dpa, afp, rtr)