1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austri: rezultat bindës i FPÖ-së në garën presidenciale

vfb/schw/(ebu)25 Prill 2016

Kandidati i partisë populiste të djathtë në Austri (FPÖ) në zgjedhjet presidenciale ka arritur deri tani rezultatin më të mirë të votave në zgjedhjet në mbarë vendin.

https://p.dw.com/p/1IcKQ
Österreich Wahl 2016 Norbert Hofer
Norbert HoferFotografi: picture alliance/H. Punz/APA

Kandidati i FPÖ-së, Norbert Hofer, ka marrë rretj 36 përqind të votave. Ai tani do të konkurojë në balotazh në maj me ish-kryetarin e partisë ekologjiste, Alexander van der Bellen, i cili ka marrë tani 20,4 përqind të votave. Ish-gjyqtarja Irmgard Griss me gati 19 përqind renditet e treta. Kandidatët e dy ish-partive të mëdha popullore në Austri SPÖ (socialdemokratët) dhe ÖVP (partia popullore) kanë humbur ndjeshëm elektorat. Për herë të parë qysh pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në Austri është hera e parë që në krye të vendit nuk do të jetë asnjëri prej kandidatëve të dy partive popullore. Pjesëmarrja në zgjedhje me 70% ishte më e lartë se përpara gjashtë vjetësh, kur votoi vetëm 47% e elektoratit.

Österreich Wahl 2016 Alexander Van der Bellen
Alexander Van der BellenFotografi: Reuters/H.-P. Bader

Hofer pas shpalles së rezultateve u shpreh i sigurt për fitoren në balotazh: "Mendoj, se do të jetë e mundur që të fitoj shumë vota në raundin e dytë. E theksoj sërish, se si president do të jem president i të gjithë austriakëve, por kjo nuk do të thotë, që do t'i abandonoj vlerat e mia. Eshtë e qartë: unë kam qendrimet e mia, të cilave do t'u përmbahem."

Rivali i tij ekologjist, Alexander van der Bellen, theksoi: "Unë e kam thënë qysh në fillim, se e nisa garën si një kandidat anësor. Por vërtetë kam avancuar duke gjetur mbështeje të gjerë. Unë e uroj Norbert Hofer për këtë rezultat."