Atmosferë akuzash reciproke mes MJAFT dhe kryeministrit Berisha
30 Maj 2007Levizja MJAFT, organizata më e njohur e shoqerisë civile në Shqipëri, akuzoi të mërkurën kryeministrin Berisha si mbartës të informalitetit.
Akuza erdhi menjehere pas publikmit ne TOP CHANEL, kanali i pavarur TV me popullor ne Shqiperi, te disa fakteve qe flisnin per mungese transparence per financimet e fushates elektorale te PD ne pushtet ne zgjedhjet lokale te shkurtit 2006.
Kreu i Levizjes MJAFT, Erion Velia, gjate nje tryeze te perbashket te grupeve te interesit , shoqerise civile dhe perfaqesuesve te qeverise, te zhvilluar te merkuren ne Tirane, per te bashkerenduar luften kunder informalitetit tha se“ ishte i shqetesuar nga fakti se Berisha drejton partine qe eshte me informalja ne vend nisur nga statistikat e organizatave te pavarura per transparencen e fondeve te perdorura ne fushaten e fundit elektorale.“.
Akuzat e kreut te Levizjes MJAFT Erion Velia behen kur kur qeveria po e konsideron prioritet luften kunder informalitetit, i cili ne Shqiperi eshte ne nivel te larte, duke kapur shifren 70 % ne ekonomi dhe financimin e partive politike.
Por Kryeministri Berisha e ka cilesuar politik pohimin e Erion Veliajt dhe pasoje e angazhimit te tij politik, perkrah opozites se majte. Ne nje atmosfere akuzash reciproke qe ka mbizoteruar ne tryezen e qeverise, grupeve te interesit dhe shoerise civile per te bashkerenduar luften kunder informalitetit kreu i Levizjes MJAFT ka sjelle argumenta te tjere per te ilustruar informalitetin qe mbart, sipas tij, Berisha dhe PD e drejtuar nga ai.
Veliaj ka sjelle ne kujtese te kryeministrit dhe te pranishmeve ne kete tryeze pohimin publik te para disa muajve te Berishes se „Shqiperia kishte thyer embargon e naftes se Kombeve te Bashkuara kunder Serbise gjate luftes ne Bosnje, ne vitet 1992-1995 kur kryeministri Berisha ishte President dhe vendi qeverisej nga PD.
Velia e ka quajtur kontrabanden e naftes nje fenomen tipik informal, njelloj si kontrabanda e çdo malli per te cilen qeveria e tanishme e Berishes ka shpallur lufte. Akuza e Levizjes MJAFT kane vijuar me tej per burimet financiare te pasurive te paluajtshme te kryeministrit Berisha dhe te familjes se tij.