Athina paralajmëron Shkupin | Ballkani | DW | 22.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Athina paralajmëron Shkupin

Vizita e Presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë sjellin në rend të ditës konfliktin Greqi -Maqedoni

Vargmalet midis Maqedonisë dhe Greqisë

Vargmalet midis Maqedonisë dhe Greqisë

Në prag të vizitës së presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë më 10 qershor edhe takimit të tij me krerët shtetërorë të vendeve aspiruese të "Adriatik 3" për integrimin në NATO, Shqipërisë, Kroacisë edhe Maqedonisë, në Athinë janë ngritur ndjeshëm tonet për çështjen pezull të emrit me fqinjin e saj verior.

Vendosmëria që pritet të shprehet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë në favor të aderimit në Aleancën Atlantike të Veriut edhe të Maqedonisë, pa zgjidhjen paraprake të konfliktit të saj të njohur me Greqinë për çështjen e emrit, siç parashikohet në Marrëveshjen e Ndërmjetme të shtatorit të vitit 1995, përcillet me shqetësim nga diplomacia greke dhe kabineti i Karamanlis, që nga opozita i faturohet si dështim i kursit të politikës së tij të jashtme.

Në fakt Athina ishte paralajmëruar qe muajin e kaluar për këtë qëndrim të Uashingtonit me letrën e Sekretares amerikane të shtetit Rice ndaj homologut të saj maqedonas Milosofski se integrimi i vendit të tij në NATO "nuk mund të pengohet akoma edhe në rast se nuk gjendet një zgjidhje për çështjen e emrit".

Në këto kushte kryeministri grek Karamanlis, ashtu siç ka bërë më parë edhe përmes forumeve komunitare, nga Zelanda e Re ku gjendet për vizitë, i dërgoi apel vendit fqinj për arritjen e një kompromisi, por kësaj radhe me një retorikë më të ashpër duke e bërë përgjegjës për propagandë rivendikuese historike, kulturore edhe territoriale. Kujtojmë këtu tekstet shkollore apo emërtimin e aeroportit në "Aleksandër i Madh". "Shkupi duhet të braktisë praktika edhe veprime që nuk respektojnë parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë" tha Karamanlis duke e ftuar të braktisë "intrasigjencën e së kaluarës dhe t’i drejtohet së ardhmes evropiane".

"Greqia nuk do të lejojë që Shkupi të integrohet në strukturat euroatlantike me emrin Maqedoni" tha nga ana e tij edhe ish kryeministri Miçotaqis, duke vërrejtur se "këto gjëra duheshin menduar me kohë".

Me trajtën që po marrim gjërat qeveria edhe diplomacia greke ftohen të manaxhojnë një problem tejet të vështirë për to, nga ato mund të thuhet që prodhon treva ballkanike. E drejta e vetos, që gëzon, pasi për anëtarësimin në NATO në samitin e Bukureshtit në muajt e parë të vitit që vjen kërkohet konsesusi i 26 vendeve anëtare të Alenacës, nuk është një çështje e lehtë. Ajo do ta vendoste Athinën në një orbitë konflikti me kursin e Uashingtonit që kërkon mbylljen e çështjeve pezull të Ballkanit me kryesore atë të Kosovës.

Nga ana tjetër, siç theksojnë edhe analistët, asnjë kryeministër grek nuk do të lejonte hyrjen e Shkupit me emrin Maqedoni në strukturat euroatlantike edhe pse është njohur si e tillë nga 116 vende dhe mund ti drejtohet Asamblesë së Përgjithshme për të ndryshuar vendimet 817 dhe 845 të Këshillit të Sigurimit. "Nuk do të lejojmë qeverinë të na lejë gërmadha në politikën e jashtme" ishte paralajmërimi i kryetarit të opozitës socialiste Papandreu, kurse kreu i partisë naciolaliste LAOS, Karaxhaferis me bastion Selanikun, pret rastin për të hyrë në një rast të tillë në parlament. Aq më tepër kur qeveria akuzohet për spekullim me emrin, me qëllim zhvillimin e parakohshëm të zgjedhjeve në shtator –dhe jo në fund të mandatit, marsin që vjen, për tu paraprirë zhvillimeve negative.

  • Data 22.05.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVF
  • Data 22.05.2007
  • Autor Niko Anagnosti
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVF
Reklamë