Athina e mbuluar nga tymi | Evropa | DW | 07.08.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Athina e mbuluar nga tymi

Zjarret e papara që kanë përfshirë Europën jugore shkaktuan viktimat e para në Greqi. Situata është kritike, era vazhdon të përhapë zjarret.

Waldbrände in Griechenland

Flakët pranë fshatit Limni në ishullin Evia, 160 km larg Athinës

Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhapen, të ndihmuar nga era, e cila është parashikuar të jetë e fortë të shtunën. Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit. Autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit ështv mbyllur të shtunën. Edhe kampe refugjatësh në afërsi janë evakuuari si njerëzit në ishullin Euböa.

Gjithmonë krijohen vatra të reja që përhapen shpejt nga era. Së fundmi kërcënohej nga zjarret edhe qyteti i vogël 25 km larg Athinës, Egjios Stefanos. Pamjet televizive tregojnë policët që detyrojnë edhe banorët e fundit  të qytetit prej 10.000 vetësh të largohen nga shtëpitë, shumë njerëz u larguan në panik, por ka edhe nga ata që nuk duan të largohen.

Ndiha ndërkombtare në Greqi është shtuar. Edhe Egjipti ka dërguar tre helikopterë zjarrfikës. Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive. Një 38 vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve. Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.

Mijëra vetë ndërkohë kanë humbur strehët e tyre. Qeveria ofron ndërkohë fjetjen falas në hotele, por shumë vetë duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, kur ato nuk janë djegur apo kur duket se rreziku i zjarreve është larguar. Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për "rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme. "Po qe se disa vetë ende pyesin, nëse ndryshimi i klimës është realitet, ata duhet të vijnë këtu", u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonat ku kanë rënë zjarret.

 

la/uh/jj (dpa, afp)