1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentatet në Francë 2015: proces edhe për brezat e ardhshëm

8 Shtator 2021

Duke filluar nga sot, një gjykatë në Paris do të dëgjojë çështjen e serisë së atentateve të nëntorit 2015, kur terroristët vranë 130 vetë në një aksion të koordinuar. Çfarë pret Franca nga "gjyqi i shekullit"?

https://p.dw.com/p/404uJ
Frankreich | Prozessauftakt zum Pariser Terroranschlag vom November 2015
Fotografi: Franck Dubray/MAXPPP/dpa/picture alliance

Është nata e 13 deri 14 nëntorit 2015, kur Presidenti i atëhershëm François Hollande nxiton në klubin muzikor Bataclan, në njërin nga disa vende në Paris, ku terroristët kishin vrarë pak më parë gjithsej 130 njerëz. Atë natë para Bataclanit, ku vdiqën 90 vetë, ai kishte pasur "tmerrin para syve", kujton ai tani në një intervistë ekskluzive me studion e ARD-së në Paris.

"Njerëz që kishin përjetuar më të keqen dilnin jashtë. Edhe forcat e shpëtimit qenë të tmerruara - ata shihnin fytyra të shpërfytyruara nga plumbat, trupa të përdredhur pa lëvizje. Është e rëndësishme që publiku të dijë sot se çfarë ka ndodhur atje. Pikërisht për këtë bëhet fjalë në gjyq".

542 dosje hetimore, 140 ditë gjykimi. Më shumë se 330 avokatë. Dhe më shumë se 140 media të akredituara nga pothuajse 60 vende. Ish-presidenti Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbylli kufijtë. Tani ai do të dëshmojë.

Bataclani në Paris ishte kërcënuar vazhdimisht nga islamistët radikalë edhe para masakrës së vitit 2015. Më 13 nëntor 2015, ata i ndoqën fjalët e tyre me vepra mizore.

Frankreich | Prozessauftakt zum Pariser Terroranschlag vom November 2015
Fotografi: Thibault Camus/AP/picture alliance

"Demokracia ka fjalën e fundit"

Ai dëshiron ta shikojë të akuzuarin në sy, thotë ai - dhe ata duhet ta shohin dhe ta dinë: "Demokracia e ka fjalën e fundit. Edhe përballë terrorit, ne duhet t'i dëgjojmë të akuzuarit, t'u lejojmë të kenë avokatë dhe t'i dënojmë ata nëse janë fajtorë".

Për Hollande-n, procesi ka edhe një vlerë edukative. Brezat e ardhshëm duhet të kuptojnë se si njerëzit mund ta lejojnë veten të tërhiqen nga veprime të tilla barbare. Kjo është arsyeja pse gjyqi do të filmohet dhe publikohet, siç ishte rasti me gjyqin e Klaus Barbie.

Gjyqi i kriminelit nazist të luftës dhe "Kasapit të Lionit" në vitin 1987 ishte i pari që u regjistrua në historinë e Francës. Historiania Virginie Sansico studion historinë e drejtësisë dhe konceptin ligjor të terrorizmit. Ajo e vendos gjykimin në kontekstin e gjykimeve të tjera për akte veçanërisht të rëndësishme në Francë dhe gjithashtu i referohet dokumentacionit filmik - gjykimi konsiderohet historik edhe para fillimit të tij.

Seria e sulmeve në 2015

"Ekstremistët islamikë sulmuan objektiva të shumta në kryeqytetin francez Paris në një aksion të koordinuar mbrëmjen e 13 nëntorit 2015. Në sallën e koncerteve Bataclan, ata shkaktuan një masakër gjatë një shfaqjeje të grupit "" dhe vranë 90 njerëz. Në lindje të qytetit, ata hapën zjarr në bare dhe restorante. Në Stade de France në Saint-Denis, atentatorë vetëvrasës e hodhën veten në erë gjatë ndeshjes miqësore të futbollit midis Gjermanisë dhe Francës. Ishte sulmi më pasoja më të rënda në kohë paqeje për Francën deri tani. Vdiqën gjithsej 130 vetë".

Jo përfundim

Në të njëjtën kohë, Sansico kujton gjyqin për sulmin ndaj gazetës satirike "Charlie Hebdo": ky proces supozohej se do t'i jepte fund çështjes - por gjatë procesit atëherë pati sulme të reja. Kjo e bën atë skeptike: "Ky proces, i cili do të jetë gjigant, nuk do të jetë në gjendje të përmbushë shpresën për t'i dhënë fund çështjes".

Por ndërkohë janë nxjerrë mësime nga përpunimi juridik i sulmit ndaj "Charlie Hebdo" - seancat tani fillojnë vetëm në mesditë. Më mirë për gjyqtarët dhe policinë, të cilët nuk kanë pse t'i sjellin të akuzuarit që në agim. Gjyqi zhvillohet jo shumë larg Katedrales Notre Dame në Pallatin e Drejtësisë. Në "Sallën e Hapave të Humbur" historike, me dyshemenë e saj prej mermeri dhe qemerët e lartë, një sallë u pajis për procesin për më shumë se tetë milionë euro: "Grand procès" - "gjyq i madh" është emri i saj.

Brenda, stola të thjeshtë, të lehtë prej druri si në një kishë moderne. 550 persona mund të futen brenda. Ekziston një kuti sigurie për të pandehurit. Dhe dhjetë kamera për regjistrimin. Për afro 1800 paditës civilë, ka deri në dhjetë dhoma shtesë me transmetim të drejtpërdrejtë.

Historiania Sansico e di se gjykime të tilla shpesh shpresohet të kenë efektin e katarsisit, një pastrim që i lejon viktimat të merren me gjëra të reja. Por nuk ka pse të ndodhë kështu. Kjo mund të zhgënjente shumë viktima. Sepse: "Një proces penal nuk ekziston për ta bërë më të lehtë për viktimat, por për të gjykuar të akuzuarit. Kjo është dikotomia."

Risia këtë herë: paditësit civilë mund të ndjekin gjyqin edhe përmes radios në internet, me një vonesë 30 minuta, që nga shtëpia. Grégory Reibenberg nuk e ka në plan ta bëjë këtë. Pronari i barit "La Belle Équipe"  në radio preferon të dëgjojë muzikë. Restoranti i tij ishte një nga gjashtë skenat e krimit. Më shumë se 20 njerëz vdiqën para syve të tij, përfshirë nënën e vajzës së tij tani 14-vjeçare.

"Ne duhet të tregojmë civilizimin tonë"

Frankreich | Prozessauftakt zum Pariser Terroranschlag vom November 2015
Fotografi: Raphael Lafargue/abaca/picture alliance

Fakti që ka një proces është "shumë i mirë", thotë Reibenberg. Ai është paditës civil për vajzën e tij në gjyq dhe dëshiron të dëshmojë - "për viktimat. Ky është një nder për mua. Ne duhet të tregojmë civilizimin tonë dhe të bëjmë drejtësi". Dhe është e rëndësishme për të "që emrat e viktimave të dëgjohen më shpesh sesa ata të xhelatëve".

Por ai nuk dëshiron t'i shohë 20 të akuzuarit, 14 prej tyre të pranishëm. Ai do të kuptojë nëse autorët e krimit ishin thjesht njerëz masha apo njerëz të trullosur. Sepse ajo që u përjetua atë mbrëmje nuk ishin atentat - "ishte një sulm ushtarak, një formë e re lufte". Ai nuk do të mësojë më shumë. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron ta ndjekë gjyqin "vetëm në fillim dhe në fund ".

Deri sot, shefi i restorantit Reibenberg e mbyll restorantin çdo datë 13 të muajit. Procesi është mirë që po zhvillohet, thotë ai, edhe sikur prej tij të shërohet edhe vetëm një person i vetëm.