1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentat kundër shërbimit sekret rus

31 Tetor 2018

Në një akt të dyshuar si atentat ndaj shërbimit të fshehtë të brendshëm të Rusisë, FSB, u vra personi që shihet si doras. U plagosën edhe tre nëpunës të FSB.

https://p.dw.com/p/37RGQ
Russland, Arkhangelsk: Anschlag auf Büro des russischen Inlandsgeheimdienstes FSB
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Shishov

Shpërthimi në një ndërtesë të Shërbimit të fshehtë rus FSB në qytetin port verior të Rusisë, Arhangelsk, kategorizohet nga autoritetet si akt terrorist. Një 17 vjeçar pati nxjerrë në hyrje të ndërtesës nga xhepi një lëndë shpërthyese të sajuar vetë, e cila shpërtheu pak më vonë në duart e tij. Këtë e bëri të ditur Komiteti Kombëtar Antiterror i Rusisë. Në këtë akt u plagosën tre nëpunës të FSB-së. Komiteti Shtetëror i Hetimeve ka nisur procedurën hetimore për terrorizëm dhe zotërim të lëndëve shpërthyese.

Russland, Arkhangelsk
Fotografi: Reuters/Stringer

Sfondi për këtë ngjarje mbetet i paqartë. I riu pati hyrë në mëngjes në ndërtesën e FSB-së. Lënda shpërthyese pati shpërthyer në hyrje, u bë e ditur. I vrari thuhet se është një banor i qytetit port. Ai vdiq pak pas aktit, megjithëse iu dha ndihmë mjekësore. Pas incidentit janë shtuar masat e sigurisë në të gjitha ndërtesat publike, u bë e ditur.

Një atentat tjetër kundër një zyre të FSB ndodhi jo më larg se prilli 2017, në Siberinë Lindore. Një person i armatosur vrau atëherë dy vetë dhe më vonë përfundoi i vrarë. Përgjegjësinë për aktin atëherë e mori organizata terroriste "Shteti Islamik".