Arrestohet një salafist në Gjermani | Gjermania | DW | 23.02.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Arrestohet një salafist në Gjermani

Prokuroria gjermane njoftoi për arrestimin e një islamisti radikal, i cili dyshohet se kishte përgatitur një akt terrorist. Ai me sa duket e ka pranuar edhe vetë këtë gjë.

Në Northaim, në Saksoninë e Ulët, u arrestua një gjerman 26-vjeçar. Gjatë marrjes së parë në pyetje ai ka pranuar se kishte planifikuar një sulm ndaj policëve apo ushtarëve. Ai "donte t'i tërhiqte në një grackë" dhe t'i vriste me një lëndë shpërthyese të përgatitur vetë, u tha në një njoftim të përbashkët të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të policisë së Gëttingenit.

Gjykata ka lëshuar tashmë urdhër arresti. Personi i akuzuar gjendet që nga e mërkura në paraburgim në Gëttingen në dyshimin për përgatitjen e një vepre të rëndë penale kundër shtetit, thuhet në raport. Personi i arrestuar mendohet se i përket skenës salafiste.

Në banesën e tij, jan gjetur ndër të tjera kimikate që janë të përshtatshme për prodhimin e "pajisjeve shpërthyese jokonvencionale" mbi bazën e peroksidit të acetonit, shpjeguan autoritetet. Përveç kësaj, janë sekuestruar edhe komponentet elektronike për një detonator me telekomandë, Detaje të mëtejshme deri tani nuk janë dhënë.

Në qytetin e Gëttingenit janë arrestuar edhe para dy javësh dy burra nën akuzën për terror. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur armë, municion, flamuj të "Shtetit Islamik" dhe ruajtës të dhënash.