1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ansbach: I refuzuar, por jo dёbuar

Janina Semenova26 Korrik 2016

Rasti i atentatorit nё Asnbach shtron shumё pyetje - ndёr tё tjera edhe ҁёshtjen e statusit tё qendrimit nё Gjermani. Atentatori ishte refugjat sirian, kёrkesa pёr azil e tё cilit ishte refuzuar.

https://p.dw.com/p/1JVl5
Selbstmordanschlag Ansbach Bayern Absperrung
Fotografi: picture-alliance/dpa/K.J.Hildenbrand

Pёr sirianёt, qё vijnё nё Gjermani, kjo nuk ёshtё tipike. Sepse shumica e refugjatёve sirianё marin nё Gjermani me shumё gjasё leje qendrimi. Dorasit tё pandehur tё Ansbachut pasi i ishte refuzuar kёrkesa pёr azil kishte marrё njё leje tё pёrkohshme qendrimi nё Gjermani, tё ashtuquajturin status "Duldung". Sipas njё zёdhёnёsi tё Ministrisё sё Brendshme nё fakt ai duhej tё kthehej nё Bullgari. Pёrse nuk ishte pёrmbaruar vendimi pёr dёbim, zёdhёnёsi nuk mundi tё japё pёrgjigje, sepse pёr procedurёn e dёbimit janё pёrgjegjёse landet pёrkatёse, ku qendrojnё azilkërkuesit.

Nё pёrgjithёsi vlen: Kush vjen nё Gjermani dhe dёshmon, se ёshtё i kёrcёnuar prej luftёs, ka shanse tё mira tё qendrojё nё Republikёn Federale. Nёse personi lejohet tё qendrojё, kjo varet nga rezultati i procedurёs sё azilit. Pёr sirianёt e ashtuquajtura kuotё mbrojtjeje pёrfshin gati 100%. Zyra Federale pёr Migracionin dhe refugjatёt (BAMF) pёrdor termin kuotё mbrojtjeje pёr atё pjesё tё njerёzve nga njё vend i caktuar, qё ose marrin azil, njihen si refugjatё, ose pёr arsye tё tjera tё paktёn marrin tё drejtёn e qendrimit tё pёrkohshёm.

Personat nga njё i ashtuquajtur "vend i sigurtё origjine" nuk kanё shanse tё mira pёr qendrim nё Gjermani. Nё kёtё grup vendesh bёjnё pjesё vendet e Ballkanit p.sh. Serbia, Maqedonia dhe Shqipёria. Siria nuk konsiderohet si vend i sigurtё origjine. BAMF vendos, sipas tё dhёnave tё veta gjithmonё duke iu referuar rastit individual tё secilit azilkёrkues.

Po ashtu refugjatёt duhet tё kthehen nё atё vend tё BE-sё, ku kanё shkelur pёr herё tё parё kufirin e BE-sё. Kjo ёshtё rregullorja e "procesit tё Dublinit". Gjermania pjesёrisht e ka shfuqizuar kёtё rregullore.

Deutschland Bundesamt für Migration und Flüchtlinge in Nürnberg
Zyra Federale pёr Migracionin dhe refugjatёt (BAMF) nё NyrenbergFotografi: picture-alliance/dpa/D. Karmann

Ҫfarё ndodh pas refuzimit tё kёrkesёs pёr azil?

Azilkёrkuesit e refuzuar, qё nuk kanё marrё status qendrimi nё Gjermani, duhet tё largohen nga ky vend sipas rregullit brenda 30 ditёsh. Ata informohen nga autoritetet pёr kёtё. Pas kёsaj ka dy mundёsi: ose azilkёrkuesi i refuzuar largohet nga Gjermania brenda afatit t caktuar, ose ngre padi kundёr refuzimit tё statusit. Nёse personi nuk largohet nga vendi sipas rregullores, atёherё e largojnё me detyrim.