1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Portret i një gruaje me fokë të errëta të drejta deri te qafa, me golf të zi e duar të lidhura kryq
Alexia Kalaitzi, portretFotografi: privat

Alexia Kalaitzi

Alexia Kalaitzi është një gazetare greke e vlerësuar me çmime, e cila fokusohet në tema sociale dhe politike.

Ajo punon për programin investigativ "Fasma" në televizionin publik grek, për gazetën e përditshme greke "Kathimerini" dhe një sërë mediash ndërkombëtare.

Alexia ka marrë pjesë në produksione dokumentarësh dhe projekte të gazetarisë hulumtuese ndërkufitare mbi migrimin, energjinë dhe mjedisin. Në vitin 2021, ajo fitoi një bursë në Fellowship for Journalistic Excellence of the Balkan Investigative Journalism Network (BIRN).

Ka studiuar në Departamentin e Gazetarisë dhe Medias në Universitetin Aristotel të Selanikut në Greqi dhe ka përfunduar programin pasuniversitar për Politikë dhe Ekonomi në Evropën Juglindore dhe Lindore në Universitetin e Maqedonisë, Greqi. 

Në vitin 2019 kreu trajnim për filma dokumentarë, duke ndjekur seminare për gazetari vizive në Universitetin Columbia në Nju Jork, SHBA, me një bursë nga Fondacioni Stavros Niarchos.