Afganistan-Gjermani: Vazhdon aksioni i evakuimit | Gjermania | DW | 17.08.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Afganistan-Gjermani: Vazhdon aksioni i evakuimit

Pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Afganistan, Gjermania po evakuon shtetasit gjermanë dhe forcat e rrezikuara lokale.

Bundeswehr bereitet Evakuierung von Deutschen in Afghanistan vor

Avioni transportues i Bundeswehr-it Airbus A400M

Avioni i tretë i ushtrisë gjermane A400M i nisur nga Kabuli (17.08) fillimisht ndaloi në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent. Të mërkurën (18.08) 139 pasagjerët do të vazhdojnë udhëtimin nga Tashkenti me një avion të Lufthansës për në Gjermani.

Të evakuuarit, që pasditen e së martës (17.08) mbërritën në Tashkent, ndërkohë kanë fluturuar gjatë natës për në Gjermani", shkroi në twitter ministri i Jashtëm Heiko Maas. Avioni i Lufthansës Airbus 340 në mbrëmje sipas orës lokale u nis nga Tashkenti drejt Frankfurtit. Sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa në bord ndodheshin rreth 130 vetë. Qeveria vuri në dispozicion një avion për distanca të largëta.

"Do të evakuojmë për aq kohë sa është e mundur"

Një avion tjetër transporti i Bundeswehr-it (ushtria gjermane), sipas ministrit Maas është ndërkohë i gatshëm për evakuimin e radhës: "Tani portat në aeroport janë të mbyllura, sapo ato të rihapen, ne do të vazhdojmë aksionin."

Punonjësit e parë të ambasadës në Kabul që u evakuuan, tashmë ndodhen në Gjermani. Sipas dpa-së ata zbarkuan të martën pasdite me një avion linje në aeroportin e Berlinit Schönefeld. Natën e së hënës (16.08) u transportuan 40 shtetasit e parë gjermanë, të cilët fillimisht fluturuan me një avion të SHBA-së në Doha në emiratin e Gjirit Persik, Katar. Ministria gjermane e Mbrojtjes komunikoi në Twitter: "Ne do të vazhdojmë të evakuojmë për aq kohë sa është e mundur."

Aeroporti në kryeqytetin afgan, Kabul, ndodhet ndërkohë nën kontrollin e ushtarakëve të SHBA-së. Ushtarët e SHBA-së garantojnë sigurinë e aeroportit dhe koordinojnë aksionet e evakuimit.