1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Media

3 Maj: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maj 2020

Në një deklaratë të ministrave të Jashtëm të BE theksohet rëndësia e mediave të lira sidomos tani në krizën e Coronës. Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim“.

https://p.dw.com/p/3bgyC
Pressefreiheit Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/EPA/N. C. Naing

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit politikanë të nivelit të lartë evropian kanë theksuar rëndësinë e medias së pavarur sidomos tani në krizën e Coronës. Detyra për informimin e publikut me informacione të vërteta e me cilësi jo vetëm që është bërë më e rëndësishme nfga shpërthimi i pandemisë së Covid-19, por edhe shumë më e vështirë, u shpreh ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) të shtunën me homologët e tij nga Franca, Britania e Madhe e Holanda. Në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shtypit të dielën më 3 Maj, theksohet, se mediat e lira janë me rëndësi të veçantë për një përgjigje të plotë ndaj pandemisë. Vetëm nëse opinioni informohet rregullisht, mund të pengohet edhe përhapja e virusit.

Deutschland Heiko Maas
Heiko MaasFotografi: picture-alliance/dpa/B. von Jutrczenka

Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit është „Gazetari pa frikë e pa privilegjim". Kjo moto bën të qartë, se sa rëndësishme është marrja e masave për të siguruar gazetarinë e pavarur si kusht për një demokraci funksionale, deklaruan ministrat e Jashtëm të BE në deklaratën e tyre për Ditën Botërore të Shtypit.

Mihr: Kina lejon vetëm interpretimin e Partisë komuniste për Covid-19

Organizata „Reporterë pa kufij" paralajmëroi ndër të tjera se luftimi i pandemisë keqpërdoret për të shtypur gazetaret e gazetarët e pavarur, për t'i përndjekur dhe mënjanuar ata. Drejtuesi i organizatës, Christian Mihr tha për radion B5, se pandemia e Coronës merret si shkas për t'u mbyllur gojën zërave të pavarur. Ky është një zhvillim që e vëmë re globalisht.

Reporter ohne Grenzen: Die Welt hat Chinas Zensur zu spüren bekommen
Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/N. H. Guan

Shtypja e gazetarëve vërehet sidomos në Kinë, ku Partia Komuniste lejon vetëm interpretimin e saj për pandeminë dhe kritikët zhduken papritur, tha Mihr. Në Europë si shembull negativ merret Hungaria, ku ligjet e jashtëzakonshme që vendosi kryeministri Orban, mund të çojnë në burg edhe gazetarët.

 

 

la/ag