1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Pulitzer për raportimin mbi luftën në Rripin e Gazës

8 Maj 2024

Çmimi Pulitzer është ndoshta çmimi më i njohur për gazetarët në botë. Fituesit u nderuan në Nju Jork. Lufta në Rripin e Gazës ishte në qendër të vëmendjes.

https://p.dw.com/p/4faHo
Gazastreifen | Eindrücke aus Khan Yunis
Fotografi: AFP/Getty Images

Gazeta amerikane New York Times fitoi çmimin Pulitzer në kategorinë e raportimit ndërkombëtar. Juria shpërbleu median për "mbulimin e plotë dhe zbulues të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor", dhe gjithashtu për raportimin e saj mbi "përgjigjen e plotë dhe vdekjeprurëse të ushtrisë izraelite".

Agjencia e lajmeve Reuters mori çmimin e lajmeve të fundit për fotografinë për imazhet rreth sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe përgjigjen izraelite. Agjencia mori edhe një çmim tjetër për kërkimin e saj në perandorinë e Elon Musk-ut.

Në mënyrë të veçantë u vlerësua performanca e të gjithë gazetarëve që mbulojnë Rripin e Gazës dhe situatën atje. "Në kushte të tmerrshme, një numër i jashtëzakonshëm gazetarësh vdiqën duke u përpjekur të tregonin historitë e palestinezëve dhe punonjësve të ndihmës," tha juria.

Pershtypje nga Rafah
Fotografi: AFP/Getty Images

Çmim për kronikat e shkruara në burg në Rusi

Platforma ProPublica fitoi në kategorinë e shërbimit publik me raportimin e saj për dhuratat dhe udhëtimet e shtrenjta të dhëna nga miliarderët për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA. Këto raporte bënë që Gjykata e Lartë e SHBA-së të miratonte një kod sjelljeje.

Politikani i burgosur i opozitës ruse, Vladimir Kara-Mursa, ka fituar një çmim për rubrikat e tij në Washington Post. Ai shkroi "kolonat e tij pasionante" me "rrezik të madh personal nga qelia e tij e burgut", u tha. Kara-Mursa u dënua me 25 vjet burg pasi akuzoi Rusinë për "krime lufte" në Ukrainë gjatë një fjalimi në SHBA.

 Vladimir Kara-Mursa
Vladimir Kara-MursaFotografi: Juri Rescheto/DW

Romani "Night Watch" fiton çmimin Pulitzer për letërsinë artistike

Çmimet Pulitzer për gazetarinë më të mirë të vitit u dhanë të hënën, për herë të 108-të. Në më shumë se 20 kategori, reporterët, kolumnistët, redaksitë dhe aktorët kulturorë mund të shpresojnë të marrin medaljen e artë.

Pesëmbëdhjetë çmime shpërblejnë tekste gazetareske, por edhe foto apo karikatura. Njëkohësisht jepen edhe çmime për letërsinë, muzikën dhe teatrin. Saga nënë-bijë e Jayne Anne Phillips "Night Watch", e vendosur në Virxhinian Perëndimore gjatë Luftës Civile Amerikane, fitoi çmimin Pulitzer për letërsinë artistike.

Fituesit i zgjedh një juri me bazë në Universitetin Columbia në Nju Jork. Universiteti i famshëm është në qendër të protestave universitare që po zhvillohen prej javësh në të gjithë vendin në SHBA. Të martën e javës së kaluar, policia evakuoi një ndërtesë të pushtuar nga demonstruesit në Universitetin Kolumbia. Më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan me këtë rast.

 

aud (tgs)