1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhgënjim nga Kina

Astrid Freyesen1 Gusht 2008

Në prag të Lojrave Olimpike ekzistonin shpresa të mëdha që Kina do të lejojë akses të lirë në internet. Por realiteti ka pamje tjetër.

https://p.dw.com/p/EoLR
Kina censuron internetin edhe për gazetarët e huajFotografi: AP

Në Kongresin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC) në prill, presidenti i IOC, Zhak Roge doli para shtypit dhe tha: “Ne u jemi lutur autoriteteve kineze që të gjejnë një zgjidhje për mediet, dhe këtë ato edhe e bënë. Ne e dimë, se zbatimi nuk është përfekt, ka mangësi. Unë kam ngulur këmbë që mediet të përfitojnë plotësisht nga kjo rregullore dhe që ato të fitojnë akses të pakufizuar në internet. Dhe ne po bëjmë më të mirën tonën, që kjo të vihet në jetë.”

Jacques Rogge auf der PK des MPC in Athen
Zhak RogeFotografi: picture-alliance / Scanpix

Realiteti ndryshe nga retorika

Por sa i ndryshëm është realiteti? Koordinatori i kompjuterave të ARD-së, Jan Volkersdorfer ka të njëjtin fat si të gjithë reporterët, që punojnë me internetin në qendrën mediale të Olimpias. Faqe, të cilat janë të bllokuara në Kinë, nuk i hapi dot as Jan Volkersdorferi: “Bëhet fjalë për faqe të tilla si Amnesty International ose Human Rights ëatch, të cilat na janë rekomanduar, që të informohemi këtu për gjendjen në Kinë. Na thanë që ndoshta do të hasnim në vështirësi këtu. Dhe prandaj ne morëm masa dhe rezervuam linjën tonë deri në Gjermani.”

Internet Boom in China
Internetkafe në PekinFotografi: AP

Por ai që si reporter i Olimpias nuk ka pas vetes një organizatë të fuqishme, duhet të mjaftohet me internetin kinez. Censura e internetit është prej ditësh temë e vazhdueshme tek gazetarët e Olimpias. Organizatorët kinezë pranojnë se kanë bllokuar shumë faqe të sektit Falungong. Por ata thonë se nuk janë të ndërgjegjshëm që nuk punojnë as faqe të tjera.

Kinezëve nuk u thua dot çfarë të bëjnë, pranojnë tani të zhgënjyer në Komitetin Olimpik. Në një vend komunist me censurë merr vetëm atë që miratohet.