Virusi korona dhe jeta si „në rrethim“ në qytezat italiane | Evropa | DW | 04.03.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Virusi korona dhe jeta si „në rrethim“ në qytezat italiane

Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izoluar dhe qarkullimi i trenave është ndërprerë.

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush  nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona. E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se „s'kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermerkatot të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme." 

Shumica e infeksioneve deri më tani  janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.

Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.

Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.

Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos „Block Industrie" ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike. Situata e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte:Pasojat e virusit korona për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin  e rëndësishëm të dimrit, kur  kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo. „Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% përqind të prodhimit të rij. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 përqind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zona e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhëshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve.