Virusi: Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe | Evropa | DW | 23.05.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Virusi: Gjermania mbyll dyert për Britaninë e Madhe

Britania e Madhe ishte model suksesi për shpejtësinë e vaksinimit. Por tani aty po përhapet shpejt varianti i rrezikshëm indian i virusit. Gjermania nga e diela e shpall si zonë të variantit të virusit.

Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit. Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rrezikut. Nga lista e vendeve të rrezikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.

11 vende veçanërisht të rrezikuara

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpërthimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.

Sipas Institutit Robert Koch nuk ka të dhëna të plota për këtë variant, por supozohet, se ai transmentohet më shpejt, dhe vaksina ka efekt më të dobët, tha presidenti i RKi, Lothar Wieler në Berlin. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i shqetësuar për Britaninë e Madhe. Varianti i testuar atje nuk duhet të përhapet në Gjermani, tha ai. Britania u konsiderua muajt e fundit si model suksesi në lidhje me luftimin e pandemisë. Një mbyllje e fortë e vendit dhe shpejtësia e vaksinimit i ulën shifrat e infektimeve, gjë që bëri që qeveria gjermane ta heqë përkohësisht Britaninë e Madhe nga lista e zonave të rrezikuara.

Premierminister Boris Johnson

Boris Johnson

Kritika ndaj Boris Johnsonit

Qeveria britanike vetë tregohet optimiste, se do ta verë nën kontroll përhapjen e këtij variante. Në zonat e prekura u rritën së tepërmi kapacitetet e tesimit. Ndërkohë aty të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen, në një kohë që në të gjithë vendin mosha është përcaktuar mbi 34 vjeç.

Aktualisht ka kritika ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai e vendosi pas një hezitimi të gjatë Indinë në "listën e kuqe” të udhëtimeve. Përveç kësaj edhe pas këtij kategorizimi ka pasur disa fluturime të drejtpërdrejta nga India në Britaninë e Madhe, thuhet në mediat britanike.

 

la/haz/wa (dpa, rtr)