1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një rreth gjerman mbyllet sërish pas shpërthimit të virusit

23 Qershor 2020

Rrethi Gütersloh, me rreth 100.000 banorë, do të bllokohet pas një shpërthimi të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit

https://p.dw.com/p/3eDMF
Gütersloh Ausbruch bei Tönnies | Proteste
Fotografi: Imago Images/teamwork/A. Duwentäster

Rrethi gjerman i Gütersloh-ut do t'i nënshtrohet një bllokimi të rin deri në fund të qershorit pas një shpërthimi të Covid-19 në një fabrikë të përpunimit të mishit, njoftoi kryeministri i landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Masat e rrepta janë një përpjekje për ta frenuar shpërthimin e ri të virusit, që e pati fillesën në një fabrikë të përpunimit të mishit të sipërmarrësit Tönnies.

"Rregullat e reja janë të krahasueshme me ato që pamë [në të gjithë vendin] në mars," tha kryeministri i landit Armin Lasche. Ai shtoi se afro 100000 banorë të rrethit Gütersloh mund të testohen falas për virusin Corona.

Ky vendim është bllokimin i parë lokal pasi fillimit të lehtësimit të kufizimeve në maj. Laschet e përshkroi shpërthimin në Gütersloh si "shfaqja më e madhe e infeksionit" brenda Gjermanisë; më shumë se 1.500 punëtorë në fabrikën e përpunimit të mishit Tönnes kanë rezultuar të infektuar me virusin. Në Gütersloh do të anulohen aktivitetet kulturore dhe do të mbyllen sërish palestrat, kinematë dhe baret. 7.000 punëtorët e Tönnies do të shkojnë në karantinë në shtëpi.

Krahasuar me shtete të tjera, mbyllja për shkak të virusit në Gjermani i Gjermanisë ishte e butë. Njerëzve iu kërkua të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, por ishin të lirë të dilnin jashtë sa herë të donin. Ishin të ndaluara takimet e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme në publik, dhe nuk lejoheshin vizitat në shtëpi private.

Gjithashtu do të vendosen masa të reja në rrethin fqinj të Warendorf-it, por këto nuk duhet të zbatohen në të gjithë zonën. Sidoqoftë, po të mbetet i ulët numri i personave të infektuar jashtë stafit të thertoreve, së shpejti mund të ketë një kthim në normalitet. E mundshme është edhe një zgjatje e masave.

Wieler sheh disa shkaqe

Lidhur me shpërthimet e virusit në thertore, Presidenti i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler tha: "Ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka luajtur rol." Kjo ka të bëjë me thertoren konkrete dhe me kushtet e jetesës së të punësuarve. "Kur jeton në një ambjent të ngushtë, ky është përgjithësisht një faktor që e lehtëson transmetimin e virusit", tha eksperti. Temperatura gjithashtu mund të luajë një rol në thertore, pasi mishi në thertore duhet të ruhet i freskët. Për më tepër një faktor janë edhe aerosolet, pasi aerosolet mund të përhapen në thertore. Varet gjithashtu se sa afër qëndrojnë punonjësit në thertore kur punojnë.

aud(dpa, rtr)