Viktor Janukoviçi - triumfues
5 Gusht 2006Parlamenti në Kiev miratoi ditën e djeshme kandidaturën e udhëheqësit të opozitës, Viktor Janukoviç si kryeministër të ri të Ukrainës. Deputetët votuan me 271 vota dhe 9 kundër për rivalin pro rus të presidentit ukrainas, Viktor Jushçenko, në të këtë rast humbës i revolucionit të portokalltë të vitit 2004, i cili duhet të shihte me sytë e tij se si kundërshtari i tij i dikurshëm mori shumicën e votave në parlament.
Shumë vetë e akuzojnë presidentin Jushçenko për tradhti politike, ndërkohë që edhe apeli tingëlloi i lodhur: "Unë ju drejtohem atyre që janë në këtë sallë dhe ata që janë jashtë saj. Pushoni me politikën e luftës. Ndërrojeni atë me politikën e konkurencës së hapur. Unë i bëj thirrje parlamentit që të konsolidohet."
Me zgjedhjen e Janukoviçit përfundon edhe kriza qeveritare disa mujorë në Ukrainë. Kryeminstri i ri Viktor Janukoviç foli përpara parlamentit ukrainas duke theksuar: "Unë jam i sigurtë, që qeveria do të punojë në mënyrë aktive, profesionale dhe me përgjegjësi. Unë jam i gatshëm, të marrë përgjegjësinë. Po qe se ju më ndihmoni, atëherë ne do të bashkëpunojmë."
Në Lindjen e Ukrainës, emërimi i Janukoviçit u festua si sukses, ndërkohë që në perëndimin e vendit sundoi atmosfera e zhgënjimit.