1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vdiq Zhao Ziyang

Eva Corell17 Janar 2005
https://p.dw.com/p/AquM
Zhao Ziyang
Zhao ZiyangFotografi: dpa

Në mënyrë të pazakontë shpejt e konfirmoi agjencia kineze e lajmeve Hsinua vdekjen e burrit, për të cilin ajo kishte heshtur prej 15 vjetësh: "Shoku Zhao Ziyang u nda nga ne" ishte fraza hapëse e lajmit, vetëm dy orë pasi ish-sekretari i përgjithshëm i PK vdiq në Pekin pas pasojave të një sëmundjeje të gjatë. Zhao kishte vuajtur nga probleme me frymëmarrjen dhe me zemrën, dhe qe kuruar nga ky shkak disa herë, shkruante Hsinhua, por gjendja e tij u përkeqësua së fundi dhe më në fund nuk bëri punë as mjekësia emergjente.

Ky reagim i papritur zyrtar varet para së gjithash nga prestigji që Zhao vazhdon të gëzojë ende tek populli kinez, megjithëse 15 vitet e fundit ai jetoi në arrest shtëpiak dhe jashtë nuk depërtoi asnjë fjalë e tij. 85 vjecari konsiderohet si figura simbol politike e lëvizjes studentore të vitit 1989, kur qindra mijëra vetë demonstruan në sheshin e paqes qiellore në Pekin për më shumë demokraci.

Dalja e tij e fundit në publik ishte në 19 maj 1999, kur Zhaoja iu lut studentëve me lot në sy që të largohen nga Sheshi, për të shmangur një gjakderdhje. Ditën tjetër, shokët e tij komunistë shpallën gjendjen e luftës dhe pak më vonë protestat u shtypën me gjak nga ushtria. Simpatitë e Zhaos me demonstruesit i kushtuan atij postin dhe lirinë, Zhiang Zemin u emërua si pasardhës i tij. Në sytë e popullit, që atëherë Zhao Zijangu konsiderohej si i vetmi njeri me të cilin mund të bëhej një rivlerësim i ngjarjeve të vitit 1989, gjë që pengohet edhe më tej nga qeveria aktuale.

Por sekretari i përgjithshëm i rrëzuar me sa duket nuk kishte mbështetje të mjaftueshme komuniste për t'u kthyer politikisht, që atëherë ai jetonte në një shtëpi në qendër të Pekinit si i burgosur dhe mund të dilte prej saj vetëm nën vëzhgim të rreptë. Që në vitin 2003 gazetat japoneze patën shkruajtur se ai kishte vdekur, gjë që u përgënjeshtrua vetëm me disa javë vonesë nga një zëdhënës i qeverisë.

Këtë herë u shmangën të gjitha veprimet sekrete, thashethemet e para javën e kaluar për vdekjen e Zhao Ziangut u përgënjeshtruan. Në këtë kohë, shoku i moshuar u dërgua në spital me probleme mushkërish. Në fundjavë, 85 vjecari ra në një koma, prej së cilës nuk u zgjua më. Ai vdiq në paqe, të afërmit kishin qenë pranë tij. Megjithatë, qeveria e Kinës do të kujdeset që për Zhaon të mos mbahet zi si një martir i 1989.