1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vdes nobelistja Doris Lessing

Helen Whittle / Shota Bukoshi18 Nëntor 2013

Shumë e adhuronin atë si një ikonë të feminizmit, por Doris Lessing e konsideronte veten si rrëfyese. Ajo ndërlidhte eksperiencën e jetuar me ngjarje të historisë botërore. Ajo vdiq të dielën në moshën 94 vjeçare.

https://p.dw.com/p/1AKAE
Fotografi: Bertil Ericso/AFP/Getty Images

Doris Lessing lindi në 22 Tetor 1919 ne Kermanshah në Persi (Irani i sotëm). Doris May Tayler (emri i vajzërisë) kishte prindër që e njihnin mirë përvojën e Luftës së Parë Botërore: Babai i saj, një oficer i superfuqisë koloniale britanike, gati u vra nga një copë granate dhe humbi një këmbë. Nëna, një infermiere, u njoh me të në një spital të Londrës, ku ai ishte vendosur për shërim pas operacionit të këmbës.

Fëmijëri dhe rini me peripeci

Familja u zhvendos në vitin 1925 në koloninë britanike në Rodezinë jugore (Zimbabven e sotme), ku mbante një fermë misri. Një jetë e vështirë me shumë mungesa për shkrimtaren e ardhshme. Lessing nuk pati një fëmijëri të lumtur. Me nënën kishte një marrëdhënie të vështirë, të përcaktuar nga grindjet e përditshme. Shoqërinë në të cilin rritej ajo e përjetonte si të ftohtë, jo humane dhe provinciale, një shoqëri të cilën shkrimtarja e përçmonte rrënjësisht .

E rrethuar me libra, të cilat i dërgoheshin nga një rreth leximi nga Londra, Lessing e nderpreu shkollën në moshën 14 vjeçare dhe u zhvendos në kryeqytetin Salisbury (sot Harare), ku punonte si telefoniste. Aty u martua me 19 vjet me burrin e saj të parë, Frank Wisdom, dhe lindi dy fëmijë, John dhe Jean. Çifti u shkurorëzua në vitin 1943. „ Nuk ka asgjë më të mërzitshme për një grua inteligjente, sa të kujdeset tërë ditën për një fëmijë.” – kështu e përshkroi ajo më vonë këtë fazë të jetës.



Përmes ndikimit të emigrantëve europianë në Salisbury, Lessing zbuloi interesin e saj per tema politike. Si anëtare e një rrethi letrar, i cili inspirohej nga idetë komuniste (Left Book Club), ajo u njoh me Gottfired Lessing, një refugjat nga Gjermania. Në vitin 1945 ajo martohet me të, dy vite më vonë lindi djali Peter.

Pas dështimit të martesës së dytë, Lessing i la dy fëmijët nga martesa e parë me babain dhe gruan e tij të dytë. Bashkë me djalin nga martesa e dytë ajo u zhvendos në Angli. Në bagazh kishte një koleksion të gjerë librash dhe manuskriptin e romanit të saj të parë “The Grass is Singing”.

Sukseset e hershme në letërsi

Lessing, si nënë beqare dhe pa diplomë, pati një fillim të vështirë në Angli. Por shpejt u ajo shndërrua në njërën nga përfaqësueset më të rëndësishme të letërsisë angleze të kohës së pas luftës. Libri i saj i parë, i cili kishte për temë marrëdhëniet e vështira mes të bardhëve dhe zezakëve në Rodezinë jugore të atëhershme, u ribotua disa herë brenda 5 muajsh.

Në foto, Doris Lessing në Panairin e Librit në Frankfurt mbi Majn - 2007
Në foto, Doris Lessing në Panairin e Librit në Frankfurt mbi Majn - 2007Fotografi: Getty Images

Në këtë roman pjesërisht autobiografik, Lessing ndërlidhte përvoja nga fëmijëria e saj me një kritikë sociale të ashpër. Shoqërinë koloniale të Rodezisë jugore e quante „shumë e shëmtuar, ofenduese dhe mendjengushtë“.

Pas këtij suksesit të madh, Lessing e akomodonte me pagesë djalin e saj për periudha më të gjata te një familje, për të pasur më shumë kohë për të shkruar. Për serinë e romaneve pesë pjesëshe „Children of Violence“, e cila u zgjerua më vonë, ajo fitoi në vitin 1953 çmimin Somerset-Maugham. Pasuan më shumë vlerësime dhe shpërblime. Lessing vepronte në rrethe intelektuale me orientim të majtë, ku u njoh me John Berger, John Osborne dhe Bertrand Russell.

Rrëfyese provokuese dhe jo sentimentale

Autorja u nderua në vitin 2007 me çmimin Nobel për literaturë. Komenti i saj ishte. “Oh, Krisht!”. Më vonë u ankua qe ky çmim ia a morri kohën për të shkruajtur, pasiqë humbej shumë kohë duke dhëne autograme dhe intervista me gazetar.

Lessing refuzonte të gjitha format e sentimentalitetit dhe përfaqësonte “të menduarin jo linear”. Nuk i u nënshtrohej konventave dhe pritjeve. Ajo shkroi romane, pjesë teatrale, poezi, biografi, tekste dhe ese. Në linjë te parë ajo e konsideronte vetën si rrëfyese të tregimeve dhe besonte në fuqine e fjalës së shkruar.