Vatikani publikon një dekleratë armiqësore kundrejt grave | Evropa | DW | 02.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vatikani publikon një dekleratë armiqësore kundrejt grave

Vatikani i ka kritikuar ashpër kërkesat e feministeve. Ata që përpiqen ta injorojnë ndryshimin mes burrit dhe gruas shkatërrojnë familjen, thuhet në një dekleratë të Vatikanit, që është publikuar në Romë fundjavën e kaluar. Kjo dekleratë ka shkaktuar reagime të mëdha në shumë shtete evropiane dhe në Gjermani.

Fëmjët, guzhinën dhe kishën - këto janë detyrat e grave?

Fëmjët, guzhinën dhe kishën - këto janë detyrat e grave?

Skenari është si ai i jetës reale: Ndërkohë që gratë - madje ato përbëjnë 80% të punonjësve - punojnë nëpër spitale katolike, nëpër azile pleqsh apo kopështe fëmijësh në mënyrë vullnetare ose për fare pak para, burrat diskutojnë politikën botërore. Kardinalët dhe këshilltarë të tjerë të papës diskutuan ditëve të fundit rreth rrezikut të madh që po i shfaqet njerëzimit nga feminizmi.

Idealet teorike qe u krijuan gjatë viteve 70 nga lëvizjet e grave në SHBA-s dhe në Evropë, janë kthyer tani në hije, ndonëse diskriminimi për shkak të seksit vazhdon të jetë realitet i përditshmë në jetën e miliona grave në të gjithë globin.

Për këtë arsye deklerata e Vatikanit, e cila është nënshkruar nga kardinali gjerman Ratzinger dhe u vlerësua si një dokument vizionar nga peshkopi Lehman duket paksa e çuditshme. Me të drejtë shtrohet pyetja se cfarë i ka shtyrë këta persona të njohur të kishës të merren me një temë të tillë si feminizmi.


Kur bëhet fjalë për rolin e gruas sipas imazhit të biblës, pra ku gruaja ekziston si qënie bilogjike për te qënë nënë, atëherë bëhet e qartë se këtu bëhet fjalë për qarqe konservative. Dhe ndonëse në këtë dekleratë përmenden të drejtat e grave, autorët e saj nuk janë këshilluar sic duhet.

Fakti se grave ende u mohohet e drejta të ushtrojnë detyrën e priftit, dëshmon se cdo dekleratë që bën sikur mbron të drejtat e grave nuk është e besueshme. Por kulmi më i madh është se roli i gruas që përshkruhet në këtë dekleratë të kishës katolike nuk ndryshon aspak nga ai fundamentalistëve islamikë.

Të drejtat e grave janë të drejta njerëzore. Por këto të drejta, që njihen edhe nga pakti i Kombeve të Bashkuara injorohen dhe madje luftohen në shumë vende islamike dhe madje në disa drejtime edhe nga qeveria amerikane. Me këtë dekleratë Vatikani e futi veten pikërisht në këto qarqe.

Gratë do të bënin mirë sikur të merrnin si shembull murgeshën e njohur Hildegard von Bingen. Ajo i merrte parasysh kufijtë por pa harruar të jetonte idetë e veta. Jo më kot Hildegard von Bingen ka qënë për vite me rradhë këshilltare për shumë mbretër, pricër dhe papë.

  • Data 02.08.2004
  • Autor Ulrike Mast Kirchning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGj
  • Data 02.08.2004
  • Autor Ulrike Mast Kirchning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGj