Universiteti i Lirë i Berlinit- Universitet elitar | Shkenca & Edukimi | DW | 16.08.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shkenca & Edukimi

Universiteti i Lirë i Berlinit- Universitet elitar

Berlini nuk është vetëm qyteti më i madh i Gjermanisë, por edhe qyteti me më shumë universitete në Gjermani. Që nga viti 2007 një nga universitetet e Berlinit, Universiteti i Lirë është cilësuar universitet elitar.

Biblioteka filologjike e FUB

Biblioteka filologjike e FUB

Berlini ka tri universitete, katër shkolla të larta arti dhe muzike, 27 shkolla të larta profesionale të njohura nga shteti dhe shumë struktura kërkimore jashtëuniversitare të financuara nga fondet publike. Në të gjitha këto institucione studiojnë gjithsej 140.000 femra dhe meshkuj.

Hapja zyrtare e Universitetit të Lirë të Berlinit, 4 dhjetor 1948

Hapja zyrtare e Universitetit të Lirë të Berlinit, 4 dhjetor 1948


Universiteti më i madh në Berlin

Plot 30.000 sudentë berlinezë janë regjistruar në Universitetin e Lirë të Berlinit (FU), universitetin më të madh të Berlinit. 17 përqind e tyre kanë ardhur nga jashtë për të studiuar në krryeqytetin gjerman. Që prej vitit 2007 FU bën pjesë në grupin e nëntë shkollave të larta gjermane të cilat në vitet 2006 dhe 2007 u klasifikuan si universitete të nivelit të shkëlqyer. Veçanërisht në fushën e shkencave humane FU gëzon reputacion dhe është në krye të klasifikimit.

Kështu në kuadër të iniciativës për nivel të shkëlqyer FU Berlin synon të nxisë përgatitjen e akademikëve të rinj, kompetencat e të cilëve në tekst, medie dhe kulturë pritet të kthehen në kritere reference në plan ndërkombëtar. Vlerë të veçantë ka për universitetin edhe krijimi i rrjeteve ndërkombëtare dhe për këtë arsye FU e quan veten edhe „Universitet i Rrjetit Ndërkombëtar - International Network University“

Në FU Berlin ofrohen shkenca humane dhe shoqërore, shkenca natyrore dhe mjekësi. Klinika Charité, e cila mbështetet bashkarisht nga universiteti FU dhe ai Humboldt, është fakulteti më i madh i mjekësisë në Evropë.

Themelimi i FU-së: një akt lirie

Universiteti i lirë i Berlinit u themelua në vitin 1948. Studentë dhe shkencëtarë e themeluan asokohe universitetin të mbështetur nga aleatët amerikanë dhe politikanë të Berlinit. Themelimi i ri ishte një reagim ndaj përndjekjes politike të studentëve kritikë të sistemit në universitetin e atëhershëm „Universität Unter den Linden“ në sektorin sovjetik të Berlinit të ndarë.

Ndihmë praktike për studentët e huaj

Qysh atëherë FU ashtu si të gjithë universitetet e Berlinit, ka lidhur partneritete në të gjithë botën. Kështu dëshmitë akademike të marra në FU Berlin mund t'u njihen studentëve të huaj edhe në vendet e origjinës. Universiteti ofron programe kujdestarie dhe hyrjeje, të cilat synojnë t'ua bëjnë më të lehtë fillimin studentëve të huaj. Bashkëpunëtorët nuk u përgjigjen vetëm pyetjeve që kanë të bëjnë me universitetin por ofrojnë ndihmë edhe në kërkimin e banesave dhe çështje burokratike.

Autorin: Svenja Üing
Redaktion: Gaby Reucher

DW.COM

  • Data 16.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OomL
  • Data 16.08.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/OomL